ODIHR-KQZ, Biba dosje misionit, Shmid: Çështja e mandatave, e mbyllur

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur 2 variante të ndryshme mbi punën që ka bërë deri më tani, para OSBE/ODIHR-it. Gjatë takimit që herët në mëngjes me 3 anëtarët e misionit vlerësues të ODHIR, të kryesuar nga nëndrejtoresha e Departamentit të Zgjedhjeve në këtë strukturë, Nikola Shmid, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka dorëzuar një dosje me të gjitha vërejtjet e tij. Detaji u zbardh gjatë mbledhjes së mëvonshme të KQZ-së gjatë një replike mes tij dhe kryetares Lleshi. “Edhe sot tek OSBE/ODIHR-i po jua bëj me dije kolegëve, zoti Biba paraqiti një dokumentacion për të cilin unë nuk e di se çfarë shkruante brenda dhe e ka paraqitur pa e ditur fare se çfarë është. Ndoshta për etikë profesionale një kopje të asaj mund të ma kishte lënë dhe mua”,- u shpreh Lleshi. Ndërsa në lidhje me këtë Biba u shpreh: Po si të më mohosh të drejtën e fjalës këtu, patjetër që do t’u drejtohem atyre, se ata më kanë mbetur. E nderuara kryetare bëri një ekspoze të mbarëvajtjes së punës sikundër ka shkuar. Unë tregova qasjen time në lidhje me këtë mbarëvajtje. Atë që thashë me gojë e dorëzova dhe me shkrim. Asgjë përtej atyre që juve dini, asgjë përtej atyre që ne dëshironim ti kishim edhe në raportin që i shkoi Kuvendit të Republikës”. Shqetësimi kryesor i ngritur nga zoti Biba para delegacionit të ODIHR-it, ka qenë mosdakordësia për shpërndarjen e mandateve të deputetëve dhe përmasat që mori çështja. Por sipas ekspertëve të kryesuar nga Shmid, kjo quhet një temë e ezauruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj Komisioni duhet të mos diskutojë më dështimet, por të përmirësojë performancën në vendimmarrjet e ardhshme. Misioni i ODIHR-it u takua dhe me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor si dhe me kryetarin e republikanëve, Fatmir Mediu. 3 anëtarët e delegacionit pas monitorimit të situatës në Tiranë do të vendosin brenda pak ditësh nëse do të dërgojnë apo jo vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit. Më pas do të nxjerrin të parin raport për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Detyrat e anëtarëve dhe të administratës, miratohet në parim rregullorja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projekt-rregulloren e re të funksionimit të tij. Në këtë projekt parashikohen të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Komisionit, si dhe përgjegjësitë e administratës në ushtrimin e detyrës. Në dokument parashikohet format dhe procedurat e hartimit të projekteve nga drejtoritë e ndryshme pranë KQZ-së, thirrjen e mbledhjeve, si dhe një sërë praktikash, që i përkasin organizimit të Komisionit. Në hartimin e projekt-aktit, administrata e KQZ-së është konsultuar me ekspertë të Komisionit të Venecias.

Mbledhja është shoqëruar me replika mes komisionerëve dhe përfaqësuesve të partive politike. Nënkryetari Denar Biba dhe i dërguari i PD-së, Njazi Kosovrasti, kanë shkëmbyer replika, mbi të drejtën e pjesëmarrjes në diskutime gjatë shqyrtimit të projekt-aktit.

Debati

 

Deklarata e pak ditëve më parë nga KQZ, se Partia Socialiste nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor, propozimet për anëtarë të komisione zgjedhore të niveleve të dyta, u bë shkak për debate në mbledhjen e komisionit.

Përfaqësuesi socialist në KQZ, pretendoi se subjekti i tij ka respektuar ligjin dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Akuzave të përfaqësuesit socialist, se është përdorur politikisht, kryekomisionerja Lefterie Lleshi iu përgjigj duke përdorur si kundër-argument, mangësitë në dokumentacionin e paraqitur.

Debati nuk mund të mos transferohej edhe mes vetë komisionerëve.

Komisionerët kaluan edhe këtë provë tjetër force. Deri ditën e zgjedhjeve më 23 qershor, ka ende kohë për të tjera përballje verbale mes tyre.

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here