Eva Longoria e kënaqur me jetën e saj

Eva Longoria shprehet se ndjehet shumë e kënaqur më jetën e saj, përfshirë këtu edhe planet për të ardhmen që parashikohen në “horizont”. Aktorja para disa kohësh është ndarë nga i dashuri i saj, Eduardo Cruz dhe ka rrëfyer jetën e saj private dhe personale për një të përditshme, duke u shprehur se ndjehet mirë. “Jam shumë e kënaqur për jetën time, dhe jam gjithashtu e gëzuar edhe për gjërat që pres të ndodhin. Ka shumë gjëra në horizont”, shprehet ajo. Një ndër gjërat më të rëndësishme të saj është bashkëpunimi me presidentin amerikan Barak Obama dhe vizita e saj në Uashington javën e ardhshme për të diskutuar arsimin dhe ekonominë për komunitetet latine. Ajo shprehet nervoze para takimit me presidentin dhe thekson se gjithkush do të ndjehej në këtë mënyrë sepse bëhet fjalë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë më parë festoi e gëzuar 37-vjetorin e saj të lindjes në shoqërinë e shoqeve më të ngushta. Por, sot është një tjetër histori për aktoren Eva Longoria, e cila është bërë pjesë e një aksidenti të vogël automobilistik, ku është përfshirë edhe makina e saj tepër e shtrenjtë.

Longoria ishte duke u përpjekur për të parkuar makinën e saj në LosAngeles por makina e saj ka pësuar një defekt dhe është përplasur me një tjetër makinë të parkuar. Aktorja kërkoi falje për këtë aksident dhe u largua më pas. Ndërkohë ky nuk është aksidenti i parë për të, pasi edhe disa kohë më parë Longoria ka qenë pjesë e një tjetër aksidenti automobilistik.

Comments are closed.