Policia italiane në një operacion blic ka arrestuar sot 36 persona, të cilët akuzohen se trafikonin drogë, kryesisht kokainë, për llogari të organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’.

Mediat italiane raportojnë se aksioni policor u zhvillia në lagjen Librino të Katanias, ndërsa në operacion morën pjesë mbi 200 karabinierë.

‘Catania.gds’ shkruan se Librino konsiderohet si ‘supermarketi’ më fitimprurëse nga droga. Ndërkohë, detajet nga operacioni do të bëhen publike nga prokurori Carmelo Zuccaro në orën 10:30 gjatë një konference për shtyp.