Organizohet në Tiranë Konferenca e Nivelit të Lartë të OSBE

 

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së miratoi sot vendimin për organizimin e Konferencës së Nivelit të Lartë të OSBE-së, mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin në Shqipëri. Kjo konferencë do të zhvillohet në 21 dhe 22 maj në Tiranë. Ky është aktiviteti më i lartë i organizatës në fushën e të drejtave të njeriut që organizohet një herë në tre vjet në një nga vendet anëtare të OSBE-së. Ambasadori i Ukrainës në OSBE, në cilësinë e Kryetarit të rradhës së organizatës, si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Vjenë përgëzuan qeverinë shqiptare për vullnetin dhe gatishmërinë për të pritur në Tiranë organizimin e këtij eventi.