OST, ja zonat që do kenë ndërprerje të energjisë

Me anë të një deklarate drejtuar medieve, OST ka bërë me dije se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë për disa zona të vendit. Kështu, si rezultat i punimeve që po kryhen për shtrimin e fibrave optike “OPGW” në linjën 110 kV Tirana 1 –F.Krujë, kërkohet, që për arsye sigurie të stakohen edhe Fidrat e mëposhtëm:

a-Fidri 142 qe del nga N/st 35 kV Valias

b-Fidri 152 qe del nga N/st 35 kV Valias

c-Fidri 253 ( zona Paskuqan ) që del nga N/st 35 Kv Dinamo

d-Fidri 253/1 ( zona Babru ) që del nga N/st 35 Kv Dinamo

Stakimet e këtyre fidrave do të behën ditën e sotme, nga ora 09.00 deri në orën 17.00 dhe për pasojë gjatë orareve të mësipërme do të ketë kufizime të pjesshme tek konsumatorët që furnizohen nga këto Fidra.