Këshilla Shëndet

Pafuqi në trup? Ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes, për të patur më shumë energji

Nëse ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur kohët e fundit, nuk jeni vetëm. Edhe kur keni fjetur shumë, mund të ndihni pafuqi në trup. Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të merrni më shumë energji gjatë ditës.

1. Gjëja e parë në mëngjes, menaxhoni frymëmarrjen. Thjesht mbyllja e syve dhe fokusimi në frymëmarrjen tuaj mund të jetë një mënyrë efektive për të ngadalësuar dhe nisur ditën tuaj më të relaksuar.

2. Hidratohuni. Shumë ekspertë thonë që të pini një gotë ujë sapo hapni sytë në mëngjes, edhe nëse nuk keni etje. Kafja vlen gjithashtu, por sigurohuni që të merrni edhe ujë të mjaftueshëm.

3. Ushtrohuni. Është e vështirë të gjesh motivimin për t’u ushtruar në mëngjes. Por njerëzit që e bëjnë këtë priren të jenë më aktivë gjatë gjithë ditës.

4. Sigurohuni që jeni duke ngrënë mjaftueshëm. Një mëngjes i pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës.

5. Injoroni telefonin tuaj. Kur kontrolloni telefonin ose email-in tuaj direkt, po lejoni dikë tjetër të diktojë fillimin e ditës tuaj. Dhe kufijtë janë të rëndësishëm.

/Burimi: abcnews.al

Lexo edhe  Vrapi? Një ilaç i vërtetë, nëse bëhet mirë. Këshilla për ata që vrapojnë

Lexoni edhe: