Pagani Huayra, përtej të gjithë limiteve. Tre sekonda për të arritur nga 0 në 100 kmh.

Në botën e automobilave, emri i Horacio Pagani përdoret si një legjendë. Pasioni i tij për makinat sportive tashmë nuk përbën më ccudi. Nga  ky pasion ka lindur Pagani SuperCar, së fundmi mbërrin Pagani Huayra, emri i të cilit do të thotë  “Zot i Erës” . Adhurohet në Ande dhe është e aftë të realizojë një shpejtësi nga 0 në 100 km / h për vetëm rreth 3 sekonda!

Makina sportive ekstreme, projekti i së cilës kërkoi më shumë se 5 vjet për tu zhvilluar. Nga  sot shoqëria e automobilave Pagani do të prodhojë jo më shumë se një duzinë kopje në vit. Përbërja e saj është një përzierje e titanit dhe karbonit. Pagani Huayra ka korniza në kromuara dhe në të janë përdorur shumë materiale të përbërë për ti dhënë lehtësinë maksimale kësaj makine . Pra e gjithë pesha Pagani Huayra është e përmblodhedhur në vetëm 1.350 kg, dhe duke marrë në konsideratë madhështinë e motorrit të saj, një Mercedes AMG V12 bi-turbo-6 litërsh. Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se Pagani Huayra  është shumë e lehtë për fuqinë qe fsheh nën kofano.
Motorët e testuar me një kapacitet prej 5,980 cc dhe është i aftë për të krijuar mbi 700 kuaj-fuqi, të cilat transmetohen në rrotat nëpërmjet një kuti shpejtësie me  7 marshe. Edhe pse e paarritshme nga shumica e makinave të tjera, shpejtësia e saj i tejkalon 370 km në orë.
Dinamike dhe harmonike, dizajni i Huayra Pagani shpreh sportivitetin e të shkuarës, duke filluar me dyert që hapensi krahët e një ccafke. Makina ka fenerë bi-ksenon dhe LED. Në prapakolp ka  difuszorin e  integruar me  katër dalje, një simbol i korrektësisë Pagani. Një element shumë i rëndësishëm është goma, Pirelli P Zero të nënshkruara dhe zhvilluara posaçërisht për Huayra. Ekskluziviteti i kësaj makine është evident mbi të gjitha edhe në çmim. Të gjithë ata që duan të kenë në garazhin e tyre këtë super makinë duhet të jenë të përgatitur për të investuar jo më pak se një milion euro.

Comments are closed.