Zbulohet proteina që mund të ndihmojë në vaksinën përfundimtare kundër HIV-it

Mjafton një kontakt i vogël me virusin HIV, për të sëmurur qelizat e gjakut, edhe ato që nuk do të infektohen në të vërtetë. Kjo lloj karte identiteti negative, që mund të ketë efekte negative për limfocitet që duhet të luftojnë virusin, hap derën e mundësive të tjera të kurimit. Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh italiane të koordinuar nga Claudio Casoli i “Qendrës së Kërkimeve Mjekësore dhe Diagnozës Molekulare Gemiblab” të Parmës dhe nga prof. Andrea Cossarizza i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, që kanë zbuluar se HIV-i është në gjendje të ndryshojë cilësinë e molekulave të vogla të RNA-s, që quhen “Micro-RNA”, apo “MIRNA”, jo vetëm tek qelizat, të cilat janë infektuar nga HIV, por edhe të atyre që vetëm kanë qenë në kontakt me të. Mini RNA-të janë molekula RNA që përbëjnë rreth 1 për qind të të gjitha kodeve gjenetike dhe kanë përmasa molekulare shumë të kufizuara. Për këtë motiv, deri pak kohë më parë, ka qenë shumë e vështirë të identifikohen dhe të studiohen. Tashmë, dihet se ekzistojnë rreth një mijë MIRNA, që nuk janë drejtpërdrejt të përfshira në sintezën e proteinave, por rregullojnë shumë aktivitete qelizore dhe kanë një rol të madh në patologji të ndryshme neoplastike dhe degraduese. Studimi i përbashkët mbi rëndësinë e MIRNA-ve në infeksionin që shkakton HIV ka marrë në ekzaminim grupe me pacientë të ndryshëm të HIV+, nga ata me infeksion akut tek ata shumë të rrallët, sistemi imunitar i të cilëve kontrollon në mënyrë perfekte virusin pa pasur nevojë për ilaçe. Në limfocitet e këtyre pacientëve virusi lë një “vulë molekulare”. Studimi që u publikua në revistën ndërkombëtare Blood (e American Society of Hematology), identifikon një strategji të re të përdorur nga virusi për të luftuar përgjigjen imunitare dhe hap perspektiva të reja në mënyrë të veçantë në krijimin e kurave të reja efikase për të luftuar sëmundjen.

Dëmtohet mjedisi në Dajt, inspektorati i mjedisit kontroll firmave të ndërtimit

Në periferi të kryeqytetit, si pasojë e ndërtimeve të shumta, është dëmtuar seriozisht mjedisi. Lidhur me këtë fakt, inspektorët e mjedisit kanë nisur kontrollet mbi firmat e ndërtimit, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në komunën Dajt. Gjatë paradites së të enjtes, ata kanë inspektuar nga afër, një pronë private që po shfrytëzohej nga firmat e ndërtimit. Nga konstatimet e para të specialistëve të mjedisit, aty ka pasur dëme të konsiderueshme në mjedis. Tashmë, ka nisur verifikimi i dokumentacionit për sa i takon veprimtarisë së kësaj firme. Ndërkohë, sipas kryeinspektorit Ilir Bala, behet e ditur se do të merren dhe masa penalizuese që parashikon ligji.

“Në konstatim të parë në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm për veprimtarinë e kryer ka një dëm të mjedisit. Penalitetet variojnë me vlerësim dëmi, variojnë me gjobë, me ndjekje penale”,- u shpreh Ilir Bala, kryeinspektor. Këto kontrolle po ndërmerren së bashku me specialistët e pyjeve, në zona, në të cilat shpesh janë konsideruar problematike, për abuzimet që janë bërë nga subjekte të ndryshme si në prerjen e drurëve, po ashtu dhe në shfrytëzimin e rërës, për aktivitete të ndryshme private.

 

 

 

Pse u vra Sergei Esenin …

Provat që poeti nuk vari veten. Çfare nxjerr në dritë një hetim 25 vjeçar

Tragjedia në hotelin leningradas “Angleter” me hidhërim u përhap në tërë Rusinë. Më 28 dhjetor të vitit 1925, të gjitha gazetat lajmëruan që në dhomën e hotelit vari veten poeti Sergej Aleksandroviç Esenin. Kufomën e tij e transportuan në Moskë. I vajtuar nga populli i mbarë vendit, Esenini u varros në varrezet Vaganjkov të Moskës.

“Toka ruse nuk ka krijuar asgjë më origjinale, më natyrore, më të bukur dhe më të mirë se Sergej Eseninin. Ndaj jetës së vet ai është sjellë si në përrallë. Edhe vargjet i ka shkruar si në përrallë, duke i palosur si letra dhe duke i shkruar me gjakun e zemrës së tij”.

Boris Pasternak

Ishte ditë e enjte, dt. 31 dhjetor 1925. Kortezhi ishte nisur nga Pallati i Shtypit drejt Bulevardit Tver. Biente borë. Ishte ditë e vërtetë dimri. Mijëra moskovitë ecnin ngadalë hap pas hapi. Kortezhi u ndalua para përmendores së Pushkinit. Arkivolin e sollën tri herë rreth saj. “Jemi të vetëdijshëm se çfarë po bëjmë. Eesenini ka qenë trashëgimtar i mirëfilltë i Pushkinit”.

Ishin këto fjalët e shkrimtarit Jurij Lebedinski. Vetëm një vit më parë, në këtë vend Esenini kishte mbajtur një fjalim me rastin e 125-vjetorit të lindjes së Pushkinit. Pranë arkivolit qëndronte edhe artistja Augusta Mikllashevska. Ajo ishte e dashura e fundit e Eseninit. Me vdekjen e tij, për artisten morën fund edhe ditët e gëzuara. Kishte dëshirë ta shikonte poetin edhe një herë, t’ia lëmonte flokët e bukura. Zinaida Rajh, bashkëshortja e parë e poetit me të cilën kishte vajzën Tatjana dhe djalin Konstantin, i përkëdheli fëmijët dhe duke qarë tha: – Dielli ynë perëndoi. Nëna e Eseninit qëndronte në heshtje duke shikuar turmën e njerëzve. Ditën e varrimit për një çast e mbylli derën e dhomës për t’u përshëndetur me të birin ashtu siç dëshironte ajo. “Vdekja e Eseninit më ka tronditur. Shumë kam vajtuar dhe në momente kam menduar të shkoj në det për t’u mbytur”. Kështu u shpreh balerina e njohur Isidora Dankan, bashkëshortja e dytë e poetit. ..Dihet se poetët kanë shpirt të gjërë. Vuajnë, po kurrë nuk e thonë fjalën e rëndë. Përkundrazi “Të më vishni këmishë ruse/ Të më vini të vdes nën ikonë”,

Vrau veten, apo e vranë?

Deri vonë është besuar versioni zyrtar: Sergej Esenini ka varur veten më 28 dhjetor 1925 në një dhomë të hotelit “Angleter” në Leningrad (Sankt-Petërburg). Por, kohët e fundit, ky version është vënë në dyshim. Sipas shumë eseninologëve, sapo ka zbritur në qytetin e Pjetrit, poeti është arrestuar e më pas, masakruar prej çekistëve. Pastaj kufoma e tij është vendosur në njerën nga dhomat e hotelit “Angleter”, që kontrollohej prej policisë sekrete. Me anën e një kalimi të fshehtë, ky hotel lidhej me godinën përbri, ku ndodhej edhe njëri nga seksionet e kësaj policie. Dihet prej shumë kujt se dhoma nr. 5, ku u vendos kufoma, përdorej prej çekistëve si dhomë përpunimi. Në akt-ekspertizë thuhet se viktima, për t’u varur, përdori tubot e vaskës. Në të vërtetë, ajo dhomë nuk kishte fare vaskë. Përveç kësaj, viktimën nuk e ka parë kush të varur, por të shtrirë e me gjurmë goditjesh të forta në fytyVersioni zyrtar për vdekjen e Eseninit ka hyrë në historinë e letërsisë ruse dhe atë botërore dhe ka vazhduar deri më parë.Paradisa vitesh në Sankt-Petërburg u përhap një lajm sensacional, i cili ka të bëjë me poetin Sergej Esenin, pikërisht me vdekjen e tij. Thuhet se poeti nuk e ka varur vehten, por atë e kanë mbytur me jastëk. Gjatë manifestimit “Ditët e Eseninit”, këtë lajm për herë të parë e përhapën mjekëtS. Demidenkodhe F, Morohov, dy hulumtues të shquar të veprës së tij. “Sergej Eseninin e dërmuan së rrahuri. Në këtë mënyrë mori plagë të rënda. Pas kësaj e mbytën. Vetëvrasjen e tij e kanë inskenuar”. Këto ishin fjalët e një pjesëmarrësi të theksuara në referatet me rastin e manifestimit “Ditët e fundit të Eseninit”.

Morohov: Kam 25 vjet që hetoj, nuk ishte vetvrasje !

Pas disa ditësh në gazetën sindikale “Trud” doktori i shkencave mjekësore, profesor Fjodor Morohov në mes të tjerash thekson se me vdekjen misterioze të Eseninit merret prej mëse 25 vjetësh.“Vdekja-vetëvrasja e Jeseninit në hotelin “Angleter” nuk më le të qetë”. Shkruan se nga fundi i jetës së Eseninit ndodhën shumë momente të reja që kanë të bëjnë më atë se ai vendosi të fillojë një jetë të re, e jo të varë vehten.Paravdekjes Esenini iku pothuaj nga Moska. Kishte rënë në kundërshtim me anëtarët e “Proletkultit” (rreth shkrimtarësh), të cilët mospajtimin me Eseninin e shprehën haptazi. Për shkak të këtij mospajtimi, Esenini u largua nga Moska dhe shkoi nëLeningrad.

“Për këtë ai filloi të pijë më tepër, por jo të varë vehten”, thekson doktor Morohov. “Një kohë të gjatë nuk kisha të dhëna materiale mbi versionin e vdekjes së tij. Duke punuar së bashku me S, Demidenkon konstatuam se poetin e kanë mbytur. Këtë gjë e dëshmojnë edhe dokumentat origjinale të ekspertizës mjekësore dhe vetë fotografia e poetit të vdekur”. Në raportin e mjekut Gilarovski, lëshuar në spitalin “Obuhovski”, më 29 dhjetor të vitit 1925 në mes të tjerash thuhet: “Mbi hundë shihet plaga me madhësi 4×1,5 cm, nën syrin e majtë po ashtu edhe një plagë e vogël…”Mjeku Morohov konstaton se disa fjalë nga raporti origjinal janë shlyer. Ai pohon se në fotografi shihet qartë se Eseninit i kanë rënë ballit me një peshë të rëndë. “Eseninin së pari e kanë rrahur shumë. Pas kësaj atë e mbytën, me siguri me jastëk”. Këtë e konstaton mjeku Morohov. Ai ishte i bindur se të gjitha karakteristikat patologjike të kufomës flasin për atë se Eseninit ia morën frymën. “Ai nuk u var, siç mendohet”, thekson mjeku Morohov. Për këtë flasin edhe disa shkurtime në tekstin e dokumentit, ku qartë shihet se janë fshirë edhe disa konstatime. Mjekët leningradas, hulumtuesit e vdekjes misterioze të Eeseninit mendojnë që versioni zyrtar mbi gjoja vetëvrasjen e poetit u shpall sipas urdhërit të dikujt. Për këtë flet vetë lajmi i vetëvrasjes së , botuar më 28 dhjetor. Akti zyrtar i mjekësisë gjyqësore mbi vdekjen e poetit u shpall një ditë më vonë, përkatësisht më 29 dhjetor. Nëse pranohet pohimi i mjekut Gilarovski se Esenini bëri vetëvrasje, atëherë shtrohen disa pyetje: Si ka mundur poeti të prishë kafkën e tij? Si ka mundur të godasë fytyrën? Si ka mundur për ta prerë vetë dorën? Si ka mundur pas të gjitha këtyre veprimeve për ta varur vehten?

Kush e vizitoi për herë të fundit ?

Duhet theksuar se në ekspertizën mjekësore që u bë në qytetin e Leningradit, në mes të tjerash thuhet: “Kufomën e qytetarit Esenin e dërguan në kapelë të spitalit “Njeçajevo” për ta bërë obdukcionin. Është konstatuar se vdekja e qytetarit në fjalë është pasojë e të varurit. Hetimet gjyqësore vazhdojnë. Pengesë për ta varrosur qytetarin nuk ka”. Me rëndësi është të theksohet konstatimi i mjekut, se qytetari Esenin ka vdekur 6-7 orë para se e kanë bërë hulumtimin mbi kufomën e tij. Ky konstatim nuk ekziston në procesverbalin e bërë, por u botua në shtyp. Shtrohet pyetja pse? Nëse merret fakti se kufomën e Jeseninit e gjetën me datën 28 dhjetor në ora 10,30 minuta, atëherë mund të konstatohet se poeti ka vdekur në ora 5 të mëngjesit.

Me interes është të shqyrtohet shënimi i shkëputur nga ditari që e shkruajti Oksenov. Ai shënon: “Personi i quajtur Berman ishte në dhomën e Eseninit, por pas vizitës që ia bëri Erlih Vollf.” Dmth. ky ishte njeri i fundit që e vizitoi poetin për së gjalli.Kushishte ky njeri? Vallë mos ishte ky ish sekretari i revistës “Zëri i jetës”? Në cilën kohë ai e vizitoi Eseninin? Dihet se ai nuk ka lejuar vizita në dhomën e tij, por pse e lejuan Bermanin? Si arriti ai deri tek Esenini? Si ia çeli derën ai? Ndoshta ka menduar se është shokuUstinov. Çfarë ka ndodhur pas?

Thuhet se nga personi i cili i fundit e vizitoi poetin nuk kanë marrë kurrfarë deklarate. Pse? Supozohet se natën e fundit poeti nuk e ka mbyllur derën e dhomës, pasi e priste shokunUstinov. Sa njerëz dhe kush ka hyrë në dhomë nuk do të dihet. Vrasësit e poetit e kanë pritur momentin e volitshëm për të hyrë në dhomë kur poeti ishte vetëm. Ky moment erdhi. Esenini ka tentuar t’u bëjë ballë sulmeve. Supozohet se nga goditja në hundë ai ka humbur vetëdijen. Me plagë të rëndë dhe i përgjakur është përpjekur që të lirohet nga duart e xhelatëve. Por, ata më heret veç e kishin bërë planin.

Dyshimi i të ëmës , Tatjana Fjodorovnas

Poeti në një vjershë ka shkruar: “…në një natë të gjelbërt do të varem nën dritare”. Mos vallë kjo edhe i ka shtyre vrasësit e poetit për ta bërë këtë krim? Shokët dhe miqtë, të cilët poetin e kanë njohur mirë, kanë dyshuar në vetëvrasjen e tij. Mendimin e tyre kurrë nuk e kanë shprehur, duke u frikësuar nga pasojat e mundshme. Vetëm nëna e tij ka pasë ndjenjë se djali i saj nuk është ndarë nga kjo botë me dëshirë të vet. Ajo e ka paguar priftin për ta kryer ceremoninë mortore në kishë, për Serjozhën e saj të dashur. Dihet se për vetëvrasësit kjo ceremoni nuk mbahet. Çfarë ka ditur Tatjana Fjodorovna për vdekjen e djalit të saj? Si ka mundur për ta bindur priftin për ta kryer ceremoninë mortore në kishë? Këtë ne kurre nuk do ta dimë. Për së gjalli Tatjana për këtë kurre nuk ka folur.

Ka shumë të ngjarë që versioni zyrtar i vetëvrasjes së Sergej Eseninit të jetë i sajuar dhe që poeti të ketë dhënë shpirt në duart xhelate të çekistëve, të cilët, popullariteti i tij, me sa duket i ka penguar ta likuidonin publikisht, siç bënë më pas me të gjithë miqtë e vet. Në një shoqëri private, shoku tijUstinovbisedoi për vdekjen e Eseninit, e pas kësaj bisede në mënyrë misterioze u gjet i varur edhe ai, kurse të birin e poetit Georgin e pushkatuan.

Duke e paralajmëruar vdekjen e vet, poeti bëri një porosi:

Lamtumirë, shoku im, lamtumirë!

O i dashur, të kam mu në gji.

Ndarja e caktuar, prapë premton takim,

U premton njerëzve bashkimin e ri.

Lamtumirë shok, pa fjalë te hidhura, shtrengim dore,

Mos e mrrol dhimbshëm ballin, mos vajto-

Në këtë jetë të vdesësh nuk është gjë e re,

Por, as të jetosh s’ është më e re, beso.

Sergej Eseninin e vranë. Me dorën e vet apo tjetërkujt, kjo ka pak rëndësi. Por nuk arritën të vrisnin poezinë e tij, përkundrazi, ajo u bë pjesë e jetës shpirtërore të miliona njerëzve në Rusi e në mbarë botën. Duke pasur adhurim të thellë ndaj Eseninit, Boris Pasternak ka thënë: “Toka ruse nuk ka krijuar asgjë më origjinale, më natyrore, më të bukur dhe më të mirë se Sergej Eseninin. Ndaj jetës së vet ai është sjellë si në përrallë. Edhe vargjet i ka shkruar si në përrallë, duke i palosur si letra dhe duke i shkruar me gjakun e zemrës së tij”.

Projektohet makina më e bukur në botë.

Ka një shekull histori dizajni italian i Nuçio, supermakina e Bertones që do të prezantohet në sallonin e Gjenevës. Një makinë që do të mbajë emrin e themeluesit dhe e lindur për të festuar faktin se ka një shekull në treg. Do të jetë një nga makinat më të bukura të të gjitha kohëve ashtu si Stratos Zero ose la Lamborghini Miura.

E kaluara dhe e ardhmja do të shkrihen në një supersportive shumë të guximshme të dizenjuar nga Micheal Robinson, përgjegjës për stilin Bertone. Është frymëzuar nga Stratos Zero e krijuar nga Nuccio në vitin 1970.

Mes karakteristikave tipike të Bertones është forma shumë e avancuar, pak a shumë si ato qëjanë parë deri më tani edhe tek Alfa Carabo apo tek Lamborghini Countach. Nuçio do të jetë e gjatë 4,8 metër, e pajisur me V8 prej 4.3 litra nga 480 Cv: shumë e ulët (1,2 metra). Që tani vihet bast se do të jetë një nga makinat më të bukura në sallonin e Gjenevës.

Witherspoon, elegante dhe e bukur me fustanin pink

Pamja e saj dukej e mrekullueshme me stilin e përzgjedhur për tu prezantuar përpara paparacëve të shumtë. Ajo ka adoptuar një stil të ri të veshjes së saj, i cili i përshtatet mrekullueshëm me karakterin.

Aktorja Reese Witherspoon, është shfaqur për publikun dhe fansat e saj në një moment para promovimit të komedisë së saj. Veshja në fakt ka rënë në sy dhe është vlerësuar nga të gjithë kjo pamje.

Aktorja 35-vjeçare mbante veshur një fustan ngjyrë pink me disa vija të zeza, të cilat i dhuronin asaj një pamje të mrekullueshme. Reese dukej e qeshur dhe e gëzuar.