Pamela Anderson shopping në Turqi

Nuk i ka rezistuar dot blerjes së disa suvenireve  turke, ndoshta për t’i pasur kujtim nga udhëtimi në këtë vend. Kjo gjë ka ndodhur me aktoren Pamela Andreson, e cila ndodhet në Turqi për të realizuar një spot. Por gjatë kësaj kohe, Anderson ka zgjedhur të vizitojë vendet më të veçanta të Turqisë dhe së bashku me ekipin që e shoqëron është ndaluar në Gran Bazar në Instanbul për shopping. Aktorja ka blerë një byrzylyk dhe një unazë. Ajo ishte e veshur me një xhaketë serioze ngjyrë blu, jelek gri dhe fund të shkurtër të zi. Në dorë mbante një çantë ngjyrë pink dhe këpucët po në të njëjtën ngjyrë. Sigurisht që shfaqja e saj në rrugët e Turqisë nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e madhe të kalimtarëve të rastit. Të gjithë janë ndaluar për të parë aktoren Anderson, e cila e qeshur shoqëroj nga grupi i saj.

Ndërkohë para disa ditësh, 44 vjeçarja u shfaq në Los Anxhelos duke treguar se ka një fizik ende në formën e duhur, fytyra e saj nuk e fsheh moshën dhe kjo shihet qartë në disa foto të fiksuara nga fotoreporterët. Pamela nuk e sfidon dot moshën ndërsa përpiqet të buzëqeshë me elegancë përpara medias së pranishme. Pamela asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se ka kryer operacion plastik për gjoksin por ka pohuar se fytyrën e saj do ta lërë të plaket gradualisht sipas moshës.

Comments are closed.