Duket se moti i keq po nxjerr në pah edhe cilësinë katastrofike të ndërtimeve. Mëngjesin e sotëm prej disa orësh kalimi në autostradën Fushë Krujë- Milot është bërë i pa qarkullueshme.

Në vendin e qujtur Derven në Mamuras, rruga mbi një urë ka pësuar dëme të mëdha dhe kalimi i mjeteve është bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe në atë aks problemet janë të mëdha.

Vargu i makinave të bllokuara sa vjen dhe zgjatet, ndërkohë që mësohet se aty ka mbërritur edhe policia për zhbllokimin e situatës.