Sport

Panucci e pranon: Na zuri gjumi te goli, tani jemi jashtë!

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

E tradhtuar nga vetja në vetëm dy episode specifike, Shqipëria e pësoi rëndë, duke dalë e mundur me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Izraelit në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kompeticionin e Ligës së Kombeve

Një disfatë e hidhur, që gati zyrtarizon dështimin e Shqipërisë në këtë garë, por ndërkohë, trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, nuk pranon me zë të lartë dorëzimin. Kreu i pankinës së Shqipërisë, preferoi të ndalet tek loja e shkëlqyer e kuqezinjve, teksa ka komentuar edhe dy golat e pësuar.

“Jam shumë i keqardhur për djemtë sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, kemi shkatërruar kundërshtarin kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë. Na zuri gjumi te momenti i golit. Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. Nuk jam i dorëzuar, por me këtë rezultat këtu bëhet shumë e vështirë. Më vjen keq shumë pas një ndeshje kështu. Nuk më pëlqen kur përmendin emra futbollistësh të përveçëm. Sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer në tërësi”, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën për mediat të dhënë pas humbjes në transfertë ndaj Izraelit me rezultatin 2-0.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here