Sport

Panucci flet me dhembje: Dita më e shëmtuar e karrierës sime. Fajin e kam unë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Pas humbjes 3-0 ndaj Kosovës, ka folur për mediat dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Tekniku italian tha se mban përgjegjësitë për ndeshjen e sotme, ndërsa tha se ekipi nuk luajti ashtu siç duhej.

Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk luftuam, nuk luajtëm. Është faji im, i mbaj përgjegjësitë unë të gjitha, të gjitha kritikat janë me vend.

Në këtë moment duhet të jemi shumë të kujdesshëm, kemi vuajtur sot më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës.

Shpresoj që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e ekipit, kemi dhënë një shfaqje shumë të keqe për të menduar që është kjo Shqipëria.

Disa nga lojtarët nuk ishin në pozicionet e tyre, por isha i detyruar të improvizoja. Mbrojtës i majtë ka luajtur Lika, pasi Lenjani nuk ka qenë mirë, ka patur mungesa, por nuk kemi 150 lojtarë, pra isha i detyruar.

Kamer Qaka në minutën e 30-të ka kërkuar ndërrim, performoi shumë keq, ndaj isha i detyruar. Sot, aspekti taktik është gjëja e fundit që i vë rëndësi. Në futboll nëse nuk luan me zemër, atëherë do të humbasësh.

Sot është gjëja më e shëmtuar në gjithë karrierën time si trajner. Do të jetë një tjetër melodi që sot e tutje. Kombëtares i mungon zjarri”, deklaroi Panucci.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here