Personazhe

Papa i Ri, argjentinasi Francesko I merr drejtimin e Kishës: Të lutemi për njëri-tjetrin

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Arqipeshkvi i Buenos Aires, Jorge Mario Bergoglio, do të zëvendësojë Papën e dorëhequr Benedikti XVI në drejtimin e Kishës së Shenjtë. E gjithë bota i ktheu mbrëmjen e djeshme sytë nga Vatikani, kur kardinali Tauran njoftoi zgjedhjen e 76-vjeçarit Bergoglio, i njohur në konklavën e kaluar si një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kishës.

Jezuiti i vetëm brenda Konklavës ka marrë 2/3 e votave të kardinalëve dhe ka vendosur të quhet Papa Francesko I. Ai doli i emocionuar përpara besimtarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Shën Pjetër, duke u kërkuar që të luten për njëri-tjetrin dhe për të gjithë botën. 76-vjeçari Jorge Mario Bergoglio është Papa i 266-të që drejton Kishën Katolike. Ai është Papa i parë që quhet Francesko dhe i pari latino-amerikan në historinë e Kishës.

115 kardinalët kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat për emrin e Papës së ri, pasi Jorge Mario Bergoglio nuk ishte ndër emrat favoritë për të zënë vendin e Benediktit XVI.

Tym i bardhë nga Kapela Sistine, sinjalizohet zgjedhja e Papës së ri

Tymi i bardhë që doli në orën 19:06 të mbrëmjes së djeshme nga Kapela Sistine në Vatikan, sinjalizoi zgjedhjen e Papës së ri. 115 kardinalët arritën të zgjidhnin kreun e Kishës së Shenjtë, në votimin e pestë. Ndërsa pritej që votimi të zgjaste, kardinalët arritën kuorumin për zgjedhjen e pasuesit të Papa Benediktit XVI, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Kishës. Ndërkohë, sheshi Shën Pjetër është mbushur nga besimtarë të shumtë, të cilët po presin me brohoritje prezantimin e Papës së ri. Sipas mediave italiane, janë më tepër se 100 mijë besimtarë që po presin me emocion Papën e ri, me sytë nga ballkoni i Bazilikës. Pas daljes së tymit të bardhë nga Kapela Sistine, kambanat kanë ranë edhe në kisha të tjera të Italisë.

Dështoi votimi i 2-të për Papën

Është negativ rezultati i votimit të parë të Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Këtë rezultat e ka përcjellë pikërisht tymi i zi që doli rreth orës 11:40 nga Kapela Sistine në sheshin “San Pietro” të Vatikanit. 115 kardinalët janë mbyllur në Kapelën Sistine, ndërkohë që e gjithë vëmendja e botës është përqendruar në Sheshin Shën Pjetër. Pas votimit të dështuar ditën e sotme priten edhe 3 votime të tjera, (dy parashikuar në mëngjes dhe dy pasdite). Kandidati i suksesshëm duhet të marrë dy të tretat e votave. Mijëra njerëz sfiduan shiun mbrëmjen e djeshme për të pritur rezultatet dhe panë vetëm tymin e zi nga oxhaku në çatinë e kapelës. Tymi i zi nënkupton se një Papë i ri nuk është zgjedhur. Pavarësisht se sa kohë u duhet të vendosin, kardinalët janë të mbyllur brenda në Vatikan, pa gazeta, pa televizion pa radio dhe pa internet. Ata të gjithë janë betuar për ruajtur fshehtësinë e takimit. Edhe ndihmësit e tyre gjithashtu janë ndaluar të zbulojnë se çfarë ndodh brenda. Pas seancave të mëngjesit dhe pasdites, fletëvotimet trajtohen me kimikate të veçanta dhe digjen në një sobë për të prodhuar tym të zi ose të bardhë. Tymi i zi do të thotë se votimi nuk ishte përfundimtar. Tymi i bardhë do të thotë që një papë i ri është zgjedhur.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here