Parlament, diskutohen ndryshimet në pr/ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”

Në seancën parlamentare është diskutuar për ndryshimet në pr/ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në emër të grupit parlamentar socialist, deputetja Mimi Kodheli deklaroi se opozita do i mbetet riparimit themelor, përmes shpërndarjes dhe do e zbatojë deri në një. Ajo theksoi se opozita do e ndryshojë sistemin fiskal duke kaluar nga taksim proporcional të të ardhurave, në një taksim progresim të të ardhurave për të gjithë, gjë që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të madhe se kush është më ivarfër. Sipas Kodhelit, ky ndryshim do të rris pamundësinë në dëm të deklaruesve dhe taksapaguesve. Ajo theksoi gjithashtu se i njëjti ligj u ndryshua para disa muajsh, opozita kërkoi shtyrjen në kohë sepse administrata jonë tatimore nuk ka sistem për të përballuar këtë fluks. “Kemi një problem serioz me implementimin. Ky projektligj do të bëjë që sistemi të konfuzohet, nuk do të mund të krijojë marrëdhëine të shëndoshë midis vet sistemit dhe tatimpaguesit”, nënvioi Kodheli. Ndër të tjera ajo theksoi se ndryshimet e shpeshta vlerësohen të dëmshme për biznesin. Ndërkohë që Adriana Gjonaj i ka konsideruar të domosdoshme ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në fjalën e saj ajo ka sqaruar këto ndyrshime, duke theksuar se ato përmirësojnë kuadrin ligjor për deklarimin e të ardhurave. “Me përmirësimet e sotme krijohet baza për një sistem modern për deklarimin e të ardhurave të qytetarëve. Për të mundësuar zbatimin gradual e efikas të këtij procesi, rritet nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë në vit, për të shmangur fluksin e deklaratave. Me ndryshimet, numri i deklaruesve zbret. Një pjesë e madhe e sektorit publik, prej kohësh bën deklarimin e të ardhurave tek ILDKP. Për të garantuar sukesin është menduar shtyrja e afatit në fund të shtatorit të vitit 2012. Ai gërsheton politikat fiskale me disa politika sociale. Sistemi impelmentohet për herë të parë dhe nuk është e lehtë të përcaktohen kostot që duhet të përballojë buxheti i shtetit”, u shpreh Gjonaj. Më herët deputeti socialist, Arben Ahmetaj e cilësoi taksën e sheshtë si taksë varfërie. Sipas tij kjo taksë është një padrejtësi shoqërore pasi i merr çdo qytetari 5 milionë lekë të vjetra në 10 vjet ndërkohë që favorizon ata persona të cilët kanë të ardhura të larta. “Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet 20 milionë lekë më shumë” theksoi Ahmetaj.

 

Comments are closed.