Parlamenti i ri, Berisha: Të mos ndryshohet projekti fillestar

Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, kryeministri Berisha theksoi se vështirësia e përzgjedhjes së projektit fitues ka qenë e madhe. Kryeministri deklaroi se nuk është kundër ndryshimit të projektit fillestar për kompleksin e ri parlamentar, ku shtoi se shuma e zbatimit të projektit nuk është aq domethënëse sa të përmbyset vendimi i jurisë për kompaninë austriake. “Vështirësia e përzgjedhjes së projektit fitues ka qenë e madhe, por një trup vlerësuesish ndërkombëtar nga më prestigjiozë, bëri një renditje në mënyrën më të paanshme. Kjo juri përzgjodhi për të parën veprën e arkitektit të njohur austriak, arkitekt ky dhe studio me ndërtime ndër më mbresëlënëset për kohën e sotme nga opera e Mynihut. Kanë paraqitur një projekt i shkrirë në mënyrën më harmonioze si me të sotmen dhe me të ardhmen e Tiranës dhe Shqipërisë. Ajo që ka të veçantë ky projekt, është udhëtimi i tij drejt të ardhmes. Janë një seri projektesh, por ne marrim këto që përzgjodhi juria ndërkombëtare me personalitete më të shquara të fushës. Gjatë këtyre muajve, ne si komitet e kemi ndjekur me shumë interes dhe Tirana mezi pret të shoh ndërtesën e parë të Shqipërisë dhe të Tiranës të lëshojë shtat. Një problem në analizë e sipër doli, dhe ky problem nuk kishte asnjë lidhje tjetër përveçse çmimit që studio kërkon për projektin e zbatimit. Nuk është një vlerë kjo që duhet të detyrojë këtë komitet të marrë funksionet që nuk i takojnë. Nuk duhet të dalin mbi zotërinjtë e vlerësimit të këtyre projekteve, ata vlerësuan projektin austriak si më të mirin për parlamentin dhe kryeqytetin dhe unë me gjithë dhimbjen që ndjej për çdo qindarkë të këtij buxheti e të këtij vendi nuk e gjej veten se mund të vendosë për një shumë të tillë. Mosrespektimin e verdiktit të korifenjve të arkitekturës evropiane dhe botërore. I zgjodhën duhet t’i respektojmë. Nuk është një shumë kaq domethënëse sa të na imponojë ne të përmbysim vendimet e një jurie. Shuma është rreth 2.5 milionë euro, e cila përsëri një rinegocim me studion për vendimin për të zhvlerësuar atë përzgjedhje që bën këta zotërinj të nderuar. Unë mund të them se nuk mund të jem dakord. Duhet të jem i hapur me komunitetin, sepse nuk është një motiv solid kjo. Jemi dhe mbetemi për një harmonizim, por projekt që të harmonizojë tërësinë e të sotmes e të ardhmes, e mjedisit dhe qytetit u përcaktua nga studio që zgjodhën. Zotërinj anëtar të komunitetit ju ftoj të respektojë vendimin e asaj jurie, të paanshme ndër më të përzgjedhurat dhe më kompetente nuk ka një motiv këtu, të mos e respektojmë atë. Në mënyrën më të pavarur të shprehni mendimet tuaja”, u shpreh kryeministri. Projektet për parlamentin e ri që do të ndërtohet aty ku është sot Piramida, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e kryesuar nga Hans Ibelings.

Comments are closed.