Parlamenti i ri, shpallet fitues projekti i firmës austriake

Studioja vjeneze Coophimelb (L) AU është studio fituese, e cila do të ndërtojë kompleksin e ri parlamentar. Komiteti Shtetëror për ndërtimin e kompleksin parlamentar vendosi sot të pranojë vendimin e jurisë ndërkombëtare e cila shpalli si projektin fitues, Maketin 11022 T, i paraqitur nga kjo studio. Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se kjo juri përzgjodhi të parë veprën e arkitektit austriak Priks, një studio me ndërtime nga mbresëlënëse nga opera e Mynihut tek qendra financiare e Pekinit. “Projekti i paraqitur është i shkrirë në harmoni me të sotmen e të ardhmen e Tiranës. E veçanta është udhëtimi drejt të ardhmes”, shtoi më tej kryeministri.  Ai theksoi më tej se në analizë e sipër ka dalë një problem dhe ky është çmimi për zbatimin e këtij projekti. Sipas kryeministrit u bënë përpjekje për të negociuar edhe me studio të tjera, gjë për të cilën për shkak të kompleksitetit të projektit studio e gjeti të pamundur pasi bëri vlerësimet, të zbriste nga shuma e kërkuar, shumë që ndryshon me një vlerë prej 2.5 milionë apo 3 milionë euro nga oferta e dytë. Menjëherë pas tij reagoi edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Ai deklaroi se ministria e Financave është për koston më të ulët. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli tha se ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. “Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet, 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë”, tha Topalli. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në fjalën e tij theksoi se vendimmarrja është e rëndësishme për qytetin. “Ka të bëjë jo vetëm me morfologjinë urbane të arteries kryesore të qytetit ku shtrihet kjo ndërtesë, por ka të bëjë me rolin që kjo ndërtesë do të ketë në ekonominë e qytetit, veçanërisht në turizëm. Ka të bëjë me hapësirat që i krijon qytetarit të Tiranës në raport me gjendjen e sotme, shpreh vendimin e qytetarëve të Tiranës, një projekt i hapur ndaj publikut në harmoni me natyrën respekton teknikat më të avancuara të eficensës së energjisë dhe ndërthur elemente që do na bënin krenar, do i shërbejnë imazhit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Basha. Ndonëse ishte shpallur një vit më parë dhe projekti fitues, mbi të cilin do të ndërtohej Parlamenti i ri mbi Piramidën, Kuvendi dhe firma fituese nuk kanë arritur dakordësinë mbi vlerën e ndërtimit të tij. 14 studio paraqitën projektet e tyre në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.

Comments are closed.