Pas arrestimit në Londër, kundërshtohet ekstradimi i Assange në SHBA
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Julian Assange do të dalë përpara gjykatës së Londrës më 2 Maj, ku pritet të ketë një vendim për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Arrestimi i tij të enjten erdhi pas një vendimi të autoriteteve të Ekuadorit për t’i hequr azilin polik pas 7 vitesh qëndrimi në ambasadën e këtij vendi në Londër. Për kryeredaktorin e Wikileaks, arrestimi i Assange është sulm ndaj fjalës së lirë.

“Shtetet e Bashkuara duan të përcjellin një mesazh. Ky mesazh nuk i drejtohet Assange, por gazetarëve në gjithë botën, se ata nuk duhet t’i presin rrugën një superfuqie që ka në dorë çdo gjë”.

Arrestimin e Assange e kundërshtoi edhe lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, i cili në Tëitter shkroi se qeveria e Londrës duhet ta refuzojë ekstradimin e tij në SHBA. Sipas tij, Assange i shërbeu të vërtetës duke ekspozuar krimet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.

Kreu i Wikileaks mund të merret nën hetim edhe për skandalin e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-s, pas publikimit të email-eve të Hillary Clinton, që dyshohet se u grabitën nga hakerat e shërbimeve sekrete ushtarake ruse.

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange për konspiracion me ish-pjesëtaren e stafit të zbulimit ushtarak amerikan Chelsea Manning. Ajo vuan dënimin në burgjet amerikane pasi u shpall fajtore për zbulimin e qindra mijëra materialeve të klasifikuara që faktonin shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.

Falë bashkëpunimit me Assange, dokumentet sekrete ose “Kabllogramet” siç u quajtën, u bënë publike në gjithë botën përmes Wikileaks në vitin 2010.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
News Reporter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *