Pas dëmtimit në fushë, Inzagi drejt lamtumirës

Pas dëmtimit në fushën e blertë në ndeshjen e fundit të Juventusit, legjenda e futbollit Filipo Inzagi mund të largohet nga sporti. Për shkak të problemeve fizike që ka pasur, mund t’i japë lamtumirën futbollit dhe fati i keq nuk po i ndahet. Milani informon se në ndeshjen e Kupës kundër Juventusit, Filipe Inzagi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, Prognoza është 2-3 javë, nëse nuk ka komplikime. Inzagi duhet të qëndrojë edhe një muaj tjetër pushim, sipas deklaratës së dhënë nga Milani. Parashikimi është që ai mund të kthehet në fund të prillit, ku do të kenë mbeten pak javë deri në mbyllje të kampionatit. Inzagi ka pasur një sezon mjaft të vështirë, është akivizuar vetëm në 6 ndeshje në kampionat, dhe ka marr në lojë rreth 40 minuta.

Comments are closed.