Pasaportat e vjetra jobiometrike, nga sot të pavlefshme

Pasaportat e vjetra jobiometrike, prej ditës së sotme nuk janë më të vlefshme. Deklarata është bërë nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili deklaroi se shtetasit shqiptarë nuk mund të kalojnë pikat kufitare pa pasaporta biometrike. Poni, tha se qytetarët shqiptarë mund të hyjnë me pasaportën e vjetër por nuk mund të dalin jashtë kufirit. Për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi, Poni thotë se ata mund të aplikojnë në konsullatat shqiptare në këto vende. Ai bëri të ditur se ministria e Jashtme bën propozime për hapjen e zyrave të reja për aplikime për pasaporta biometrike. Deri tani me pasaportë biometrike janë pajisur 2.169.000 shtetas. Këshilli i Ministrave vendosi pak muaj më parë që pasaportat biometrike të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Në bazë të këtij vendimi, duke filluar nga sot të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.

Comments are closed.