Pastrojeni organizmin nga helmet dhe bini nga pesha

Detoksimi i organizmit, jo vetëm që ndihmon në largimin e kilogramëve shtesë, por i mundëson organizmit edhe posedim të shtuar të energjisë, mendje të kthjellët dhe shumë gjëra tjera pozitive. Kokëdhembje, peshë jo e dashur, fryrje, alergji, depresion, lodhje që nuk kalon, imunitet i dobësuar, probleme me tretjen e ushqimit, nivel i lartë i kolesterolit dhe shtypje e lartë e gjakut, të cilat, në shikim të parë, nuk duken të rrezikshme, por me kalimin e kohës mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj. Edhe pse në shikim të parë të gjitha këto simptoma duken të mos kenë lidhje ndërmjet tyre, fakti është se rrënja e të gjitha këtyre simptomave qëndron në helmimin e organizmit tuaj. Duhet pasur kujdes të shtuar në helmet, përkatësisht helmet që na rrethojnë në jetën e përditshme, kështu që duhet tentuar t’i largojmë, e nëse është e mundur t’i eliminojmë apo t’i zvogëlojmë në minimum. Mjekët sugjerojnë që me kalimin e kohës, secili prej nesh duhet ta bëjë një detoksim të organizmit, përkatësisht pastrimin apo shpëlarjen e tij.

Nga 7 deri 21 ditë

“Gjatë kohës së detoksimit të organizmit është e udhës t’i shmangni ushqimet e rafinuara, pra miellin apo bukën e bardhë, orizin, makaronat, sheqerin, ëmbëlsirat, acidet transyndyrore në margarinë, pijet e ëmbla të gazuara, ushqimet e ëmbla të grimcuara”, thonë kështu nutricistët, duke shtuar se kur bëhet fjalë për ushqimet e përpunuara, nëpërmjet tyre e dëmtojmë ndikimin e ushqimeve të tjera, duke sjellë në organizëm kalori të zbrazëta me plot yndyra “të këqija” dhe me shumë kripë. Natyrisht, duhet pasur kujdes që gjatë kësaj periudhe kohore të mos vijë deri te humbja e substancave esenciale ushqimore, ngase do të shkatërrohet gjithë sistemin shëndetësor, e më së miri do të ishte aplikimi në intervalet nga 7, 14 apo 21 ditë. Para se të filloni detoksimin, është e nevojshme ta përforconi dozën e vitaminave C dhe E, flavonoidet dhe antioksiduesit e tjerë, ngase janë shumë të rëndësishëm në largimin e helmeve nga organizmi. Detoksimi i organizmit zakonisht nënkupton lëngje të pemëve dhe perimeve, sallatë dhe perime me gjethe të gjelbra, karota, lëng limoni, qepë, brokol, drithëra, lakër. Lakra e kuqe, ajo e gjelbër dhe rrepka janë pionierë të detoksimit të organizmit. Këta artikuj janë shumë të pasur me substanca ushqyese me ndihmën e të cilave organizmi ynë pastrohet, e shton punën e enzimave në mëlçi, ndihmojnë në pastrimin e substancave kancerogjene. Nutricistët po ashtu shpjegojnë se gjatë procesit të detoksimit është me rëndësi që brenda një dite të konsumoni nga 1.5 deri 2 litra ujë.

Menyja ditore e detoksimit:

Kafjalli: drithëra me pak rrush të terur apo lëng limoni me lëng të karotës.

Dreka: brokoli i zier në disa pjesë, i spërkatur me vaj ulliri me sallatë të gjelbër dhe sallatë të gjelbër.

Darka: supë me perime, për shembull prej brokolit, apo sipas dëshirës suaj.

Comments are closed.