PBDNJ dhe MEGA, bashkë në zgjedhjet e 2013-ës

Dy partitë e minoritetit etnik grek, PBDNJ dhe MEGA, kanë vendosur të dalin bashkë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Pajtimi erdhi pas një takimi mes kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe kreut të partisë MEGA, Kristaq Kiço.

Takimi ka përfunduar në rët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Lajmi është konfirmuar nga kryetarët e dy partive dhe është publikuar në disa agjenci greke. Dule dhe Kiço deklaruan pas takimit se divergjencat mes dy partive i takojnë së shkuarës dhe se tashmë ka ardhur koha për një front të bashkuar politik të minoritetit grek në Shqipëri. Kryetari i partisë MEGA shtoi se përçarja e grekëve në Shqipëri është vetëm në interes të qarqeve nacionaliste në Shqipëri. Dy partitë garuan të veçuara në zgjedhjet e fundit lokale të 8 majit, ç’ka shkaktoi humbjen pas disa mandatesh të bashkisë së Himarës dhe rrëzimin nga ky post të ish-kryetarit Vasil Bollano.

 

Comments are closed.