Arkiva

PD: Kandidatët e PS-së, të lidhur me krimin

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e partisë Socialiste Edi Rama se po prezanton kandidatë për deputet të lidhur me biznesin e pisët dhe krimin. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, tha se prej një muaji, Rama prezanton para shqiptarëve “fytyrën” që dëshiron ai të ketë grupi parlamentar socialist, teksa shtoi se kjo praktikë është përdorur prej tij edhe para pak vitesh. Ka mbi një muaj që zoti Rama kandidon në media kandidatët që e kanë kapur. E kanë kapur me para, e kanë kapur me afera, e kanë kapur me dosje penale, e kanë kapur me shërbime politike. Nuk duhet shumë të gërmosh për të ilustruar me fakte këtë. Këtë periudhë, Kuvendi ka qenë në periudhë shqyrtimi për deputetin Fidel Ylli, dhe shumë shpejt kanë dalë në dritë, skema që Fideli i partisë ka përdorur për të anashkaluar ligjin për të kamufluar bizneset dhe pse jo për të pastruar para. Pra, zoti Rama dhe zoti Fidel para se të kërkojnë votën e shqiptarëve do ishte mirë të sqaronin këto pika: Çfarë domethënie ligjore kanë kontratat e shumta me të cilat Fidel Ylli ka dhuruar aksione në kompanitë e përbashkëta me deputeten Valentina Leskaj dhe ka marrë dhurata dhe apartamente pafund nga deputetja përveçse për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar. çfarë domethënie ligjore ka mosdeklarimi i kompanisë “Trust Investment Group”, në deklaratën vjetore të vitit 2009, përveçse fshehje pasurie. Çfarë domethënie ligjore ka aktiviteti i kësaj kompanie vetëm me blerje pasurish të paluajtshme, në shuma të mëdha, pa prodhuar asgjë, pa ndërtuar asgjë, pa shitur asgjë, përveçse ngritjen në këmbë të mekanizmit të pastrimit të parave. Çfarë domethënie ligjore ka dalja e kompanisë në fjalë dhe rifutja e saj në treg me harkun kohor prej dy viteve, përveçse qëllimit për të pastruar para në mënyrë ilegale. Së fundi nëse praktika e biznesit të rilindësit të Fidel Yllit, të zotit Rama, është vetëm ajo e fshehjes së pasurive dhe mosdeklarimit të tyre, mospagimit të taksave dhe pastrimit të parave atëherë mandatin e deputetit Rama dhe Fideli mos vallë e duan të legjitimojnë biznesin e pisët dhe ta kthejnë në ligj”,- përfundoi deklaratën për media Bogdani.

Leskaj: Akuzat e Bogdanit gënjeshtra, po përgatit padi për shpifje

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj reagon pas akuzave të deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Ajo shprehet se deklaratat e tij janë gënjeshtra. “Dëgjova z. Bogdani të lexonte një deklaratë fund e krye të gënjeshtërt në lidhje me emrin tim, ku thuhet se z. Ylli paska marrë dhurata dhe apartamente pa fund nga Valentina Leskaj për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar. Në respekt të opinionit publik, dua të sqaroj se i vetmi apartament që unë kam në pronësi, është një apartament modest 119 metra katror ku jetoj me bashkëshortin tim. Si mund të kem falur një gjë që nuk e kam?”,- shprehet deputetja. Leskaj shton më tej se po përgatit një padi për shpifje në gjykatë. “Ndërkohë dua gjithashtu të sqaroj opinionin publik se personalisht jam taksa paguese shumë e rregullt, deri në detaje dhe një gjë që nuk e bëj vetë s’kam si tua mundësoj të tjerëve. Ata që përpiqen t’i bëjnë pis të gjithë nuk e kanë këtë shans me mua. Personalisht, po përgatit padinë në Gjykatë për shpifje ndaj personit tim”, përfundon reagimi i saj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here