PD propozon në Komisionin e Ligjeve, Elvis Çefën si anëtar të KLD-së

Elvis Çefa, kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të jetë kandidati i maxhorancës për të ushtruar detyrën e nënkryetarit të KLD-së. 30 deputetë të PD-së, kanë propozuar në Komisionin e Ligjeve, Elvis Çefën për të zëvendësuar Kreshnik Spahiun në këtë post, dhe ky propozim pritet të votohet në parlament në seancën e ditës së enjte. Vendi vakant si anëtar i KLD-së i mbetur bosh u takon demokratëve, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga PD-ja dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Comments are closed.