PD zyrtarizon kërkesën për Komision Hetimor për Ramën

Një grup i deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar sot në zyrën e protokollit pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të zbardhur detajet e incidentit mes kreun të PS-së Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka në Vjenë. Ligjvënësit demokratë e zyrtarizuan kërkesën për hetim, pasi sipas tyre, ky është një akt barbar dhe dhunim i imazhit të diplomacisë shqiptare.