PDIU: Dënojmë kthimet në kufirin grek për shkak të vendlindjes

PDIU e Elbasanit ka reaguar ndaj ndalimit të një shtetaseje çame në kufirin grek. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, dega e kësaj partie dënon këtë akt, ndërsa e quan një cënim të të drejtave të njeriut. “I kërkojmë Greqisë të bëj sforcot e nevojshme të respektoj konventat dhe rregulloret europiane, të respektoj traktatet e fqinjësisë së mirë dhe mbi të gjitha le të sforcohet të tregoj që mishëron ndonjë vlerë apo aspirata europiane për të cilat më kot pretendojnë që i mishërojnë në mendësinë dhe sjelljen e tyre të përditshme. I bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme Greke që përpara se të na jap leksione se kush duhet të hyj apo jo në qeverinë shqiptare të marrë masa për të eliminuar përfundimisht këto veprime fashiste kundër pleqve të pafajshëm që nuk kërkojnë gjë tjetër veç të shikojnë edhe njëherë shtëpinë ku kanë lindur dhe ku të parët e tyre kanë jetuar”, thuhet në deklaratë. Po ashtu PDIU, i bën thirrje ambasadorit grek në Tiranë të bëj një analize e t’i thërrasin pak logjikes se çfarë incidenti diplomatik do të ndodhte nëse në atë  kufi do të ndalonin ndonjë qytetar gjerman, francez apo amerikan.

Comments are closed.