PDIU nënshkruan marrëveshjen me PD

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet zyrtarizoi dje koalicionin e saj parazgjedhor me Partinë Demokratike. Konfirmimi zyrtar u bë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ishte mandatuar paraditen e sotme nga kryesia e PDIU-së, për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor. “Ne sapo nënshkruam marrëveshjen për koalicionin me PD. Koalicioni me PD do të dalë fitues në zgjedhje”, – u shpreh Idrizi për mediat. Në një deklaratë të zyrës për shtyp të kësaj partie gjatë ditës së sotme, thuhej se kriteret për bashkëpunim mes PDIU-së dhe PD-së, janë përfshirja e çështjes çame, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor.