PE miraton rezolutën e Lunaçek për Kosovën

Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Kosovën, të përpiluar nga raportuesja Ulrike Lunaçek. Rezoluta u bën thirrje 5 shteteve anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës dhe i kërkohet Serbisë të mos zhvillojë zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës. Në diskutimet që u zhvilluan të mërkurën në PE, Lunaçek tha se raporti i saj ka për qëllim të dërgojë mesazh të fuqishëm te shtetasit e Kosovës,se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian. Në fjalën e saj Lunaçek tha se raporti i saj ka për qëllim të dërgojë mesazh të fuqishëm te shtetasit e Kosovës,se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian. Raportuesja Lunaçek tha se në Kosovë duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, të punohet në reforma ekonomike, reforma zgjedhore, sundim të ligjit, liri të mediave, e të tjera. Nga ana tjetër, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Shtefan Fyle, tha se me vizitën e tij në Prishtinë ka filluar studimi i fizibilitetit për Kosovën, që për objektiv ka një analizë gjithëpërfshirëse dhe të thellë të gatishmërisë së Kosovës, për të zhvilluar negociata dhe eventualisht për ta implementuar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila krijon baza juridike të marrëdhënieve të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe paraqet hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit. Ai ka shfaqur shpresën se Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të paraqes hartën rrugore të liberalizimit të vizave, më vonë këtë pranverë. Sipas zotit Fyle, Bashkimi Evropian së shpejti do ta paraqes propozimin – kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet evropiane.

Comments are closed.