Pema familjare dhe rëndësia e saj për shëndetin tuaj, tani dhe në të ardhmen

Read Time:1 Minute, 21 Second

Njohja e mirë e historikut shëndetësor të pemës suaj familjare është një armë e fortë shëndeti dhe mirëqenieje, duke qenë se zbulon sëmundjet nga të cilat jeni më të prirur të prekeni për shkak të trashëgimnisë.

Shikoni më poshtë se çfarë duhet të dini saktësisht dhe si të përdorni informacionin e marrë.

Pema familjare shëndetësore ka të bëjë me sëmudjet nga të cilat vuajnë, ose vuanin të afërmit tuaj, si dhe shkaqet kryesore të vdekjes në familje. Këtu përfshihen të gjitha sëmundjet, trupore dhe mendore, probleme gjatë shtatzënisë, probleme zhvillimi etj. Kjo pemë është e rëndësishme jo vetëm për shkak se me familjarët tanë kemi shumë gjene të përbashkëta, por edhe sepse pjesëtarët e një familjeje kanë tendencë të kenë të njëjtat zakone, të mira dhe të këqija.

Duke ditur disa informacione më shumë mund të parandaloni disa efekte negative të gjeneve. Përshembull, nëse në historikun tuaj familjar ka kancer, mund të bëni disa ndryshime në zakonet e përditshmërisë në mënyrë që të pakësoni rrezikun. Ose mund të bëni vazhdimisht analiza që të “kapni” sëmundjen që në fazat e para, para se ajo të përparojë në nivele të rrezikshme për jetën.

Qëllimi juaj duhet të jetë mbledhja e informacioneve rreth sëmundjeve, moshave të diagnostifikimit, shkaqet dhe moshat e vdekjes, të paktën të familjarëve tuaj të afërm. Edhe pse informacionet që do të mblidhi do të ishte mirë të ishin të tre brezave para jush.

Disa nga sëmundjet e trasmetueshme brez pas brezi: sëmundjet e zemrës, Alzheimer, kanceri i gjirit, kanceri i pankreasit, kanceri i prostatës, si dhe semundjet autoimmune, të tilla si diabeti.

Lexoni edhe: Ide origjinale si ndërtohet pema e familjes / Foto

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pickimi nga insektet, si jepet ndihma e parë
Next post We need another planet, Earth is nearing its end – Stephan Hawking