Pensionet, kushtet për përfitim

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon kriteret për të përfituar pension të plotë dhe të pjesshëm të pleqërie. E drejta e përfitimit përcaktohet nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;  si dhe rregullores nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”. Kështu, personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të  pleqërisë kur:

a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, si dhe të kenë plotësuar:

– 35 vjet periudhë sigurimi;

– Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

b) Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 50 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi;

c) Për periudhën e tranzicionit, për moshën e daljes në pension, zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar.

 

Dokumentacioni për përfitim

 

Për të përfituar pension të plotë pleqërie përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.

Përfituesi për pension të plotë pleqërie ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet e mëposhtme:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;

– Certifikatë e gjendjes familjare;

– Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);

– Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare.

nuk figurojnë të gjithë fëmijët,duhet të paraqitet edhe certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk figurojnë në certifikatën e gjendjes familjare;

– Dy copë fotografi.

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

– Libreza e punës;

– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;

– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të  vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;

– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);

– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e  kooperativave bujqësore, para vitit 1992;

– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);

– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të Dënuarve  dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;

– Vërtetim për faktin e dënimit për motive  politike dhe kohën e  vuajtjes së tij, të lëshuar nga  Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë  së Drejtësisë;

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

d) Dokumentet që vërtetojnë  të ardhurat e realizuara:

– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Masa e pensionit të plotë të pleqërisë

Masa mujore e pensionit të plotë të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë e pensionit iu jepet të gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shume se dyfishi i shumës bazë, ose 75% e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht, në 10 vitet e fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël. Pensioni bazë përcaktohet me VKM.

Pensioni i pjesshëm i pleqërisë

Pensioni i pjesshëm i pleqërisë mbështetet  nga ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; udhëzimin nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni”; rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”. Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:

a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë;

b) Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;

c) Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;d) Për periudhën e tranzicionit, për moshën e daljes në pension, zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar.

Dokumentacioni

Për të përfituar pension të pjesshëm të pleqërisë përfituesi, ose i autorizuari me prokurë, paraqitet  në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë. Përfituesi për pension të pjesshëm të pleqërisë, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet si më tej:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;

– Certifikatë e gjendjes familjare;

– Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);

– Dy copë fotografi.

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

– Libreza e punës;- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;

– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të  vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;- Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);

– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e  kooperativave bujqësore, para vitit 1992;

– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);

– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të Dënuarve  dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;

– Vërtetim për faktin e dënimit për motive  politike dhe kohën e  vuajtjes së tij, të lëshuar nga  Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë  së Drejtësisë;

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.

d) Dokumentet që vërtetojnë  të ardhurat e realizuara:

– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Masa e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë

Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë e pensionit të plotë të pleqërisë dhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur me kohën e periudhës së sigurimit, duke e vënë në raport me periudhën e sigurimit për 35 vjet.Shembull: Në qoftë se përfituesi ka një periudhë sigurimi prej 18 vjetësh dhe masa e pensionit të plotë të pleqërisë është caktuar 12.000 lekë, masa e pensionit të përfituar do të jetë 12.000 *18 (muaj) / 35.

 Osman Dedja