Pensioni i reduktuar i invaliditetit, përfitimet e reja

Për të përfituar pensionin e reduktuar të invaliditetit, të interesuarit duhet të ndjekin disa procedura dhe kritere të veçanta. Lidhur me këtë fakt, Instituti I Sigurimeve Shoqërore, për të përfituar këtë lloji pensioni, ka përgatitur një udhëzim të posaçëm.  Pensioni i reduktuar i invaliditetit merret në ato raste kur personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë  këtë pension invaliditeti. 

Kushtet e përfitimit:

a) Kur personi ka humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të një aksidenti në punë apo  sëmundjes profesionale;

b) Kur personi nuk ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është në varësi të raportit të periudhës të sigurimit faktike me periudhën e sigurimit që i duhet për pensionin reduktuar të invaliditetit;

c) E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Dokumentacioni I nevojshëm:

Për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të reduktuar të invaliditetit. Përfituesi për pension të reduktuar invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet e mëposhtme:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;

– Certifikatë e gjendjes familjare;

– Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);

– Dy copë fotografi.

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

(vijon në numrin e sotëm të gazetës)

Edlira Mema