Përfaqësuesi i KiE, Olszewksi: Partitë politike të tregojnë vullnet për zbatimin e ligjit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur trajnim Trajnimi i trajnuesve te KZAZ-ve që zhvillohet me mbështetjen e OSBE-se dhe Këshillit te Evropës. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi deklaroi faktin se suksesi i zgjedhjeve detyrim ligjor.  Por sipas saj, pa bashkëpunimin e të gjitha hallkave nuk mund të ketë zgjedhje korrekte. Ndërsa përfaqësuesit e KiE kanë përcjellë dhe mesazhin e tyre palët politike, në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor brenda standardeve. “Rekomandimi kryesor për zgjedhjet në Shqipëri nuk ka pasur të bëjë me Kodin Zgjedhor, por me rolin e partive politike, me anëtarët e tyre që kanë në komisione gjatë zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Çështja nuk ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e ligjit, pra me vullnetin e mirë të partive politike, që ato me anë të anëtarëve të tyre të sigurojnë që Shqipëria të ketë zgjedhje transparente, të pavarura e të paanshme. Ne si vëzhgues ndërkombëtarë mund të japim ndihmesën tonë në fusha të ndryshme, megjithatë një gjë që ne nuk mund të bëjmë është që të ndryshojmë vullnetin e mirë të partive politike për të bërë atë që ato duhet të bëjnë. Shpresojmë që të gjithë komisionerët të bëjnë punën e tyre, sepse në fund të fundit zgjedhjet nuk janë për partitë politike, por janë për popullin dhe e drejta e zgjedhësve për të marrë pjesë në zgjedhje demokratike, është më e rëndësishme se e drejta e partive politike”, u shpreh përfaqësuesi i KiE, Konrad Olszeëksi

Lleshi: Partitë të bashkëpunojnë me KQZ për një proces të drejtë

Partitë politike duhet të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për një proces zgjedhor të drejtë. Kështu është shprehur kryetarja e KQZ-së, Lefterie Llesi, në seminarin e trajnuesve të KZAZ-ve, për zgjedhjet e 23 qershorit. “Palët ti bashkohen vullnetit pozitiv që ka KQZ-ja për ti dhënë qytetarëve një proces të drejtë dhe të ndershëm dhe rezultati i zgjedhjeve të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët”, tha Lleshi. Në fjalën e tij përfaqësuesi i komisionit të Venecias Conrad Olshevski theksoi se janë pikërisht partitë politike përgjegjëse për një procez zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ky është sesioni i parë i trajnimeve. Ndërsa sesioni i dytë do të jetë në 29 dhe 30 prill.

Komisioni i Venecias apel partive: Plotësoni KQZ-në

Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u kërkoi partive të përfshira në administrimin zgjedhor, konsensus për të vënë në  funksion siç duhet komisionet e të gjithë niveleve.  Me një numër të reduktuar anëtarësh, institucioni që  drejton ?theksoi Lleshi-mbetet vullnet i plotë për të realizuar zgjedhjet konform të gjitha standardeve. Por për këtë vetëm KQZ nuk mjafton. Ndërsa ekperti i Komisionit të Venecias që prej muajsh po asiston në të gjitha vendimarrjet e KQZ-së, theksoi se partitë duhet të ndërgjegjësohen për rolin dhe detyrat e tyre në administrimin e zgjedhjeve. “Kodi zgjedhor është reformuar dhe përmirësuar. Megjithatë rekomandimi kryesor për zgjedhjet nuk ka pasur të bëjë me kodin, por me rolin dhe detyrat e partive politike, me anëtarët e tyre në të gjitha komsionet. Në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Pra, çështja s’ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e tij e me vullnetin e mirë të partive që nëpërmjet zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të ndershme, transparente dhe të pavarura. Ne si ndërkombëtarë nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e partive për të bërë atë që duhet. Tek e fundit zgjedhjet nuk janë për partitë, por për votuesit”, tha Konrad Olszeëski, këshilltar zgjedhor në Komisionin e Venecias. KQZ, OSBE dhe Këshilli i Europës nisën trajnimin e 76 personave që do të mësojnë gjatë periudhës së mbetur nga zgjedhjet, komisionerët e KZAZ-ve për rolin dhe detyrat e tyre në menaxhimin e 23 qershorit.