Categories
Eventet e Fundit

PerFormaNca

Monodrama PerFormaNca vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 5 e 6 mars, ora 19:00.

Autori i kësaj monodrame është Odise Kote dhe do të interpretohet nga Marsias Lila nën regjinë e Edlira Bahollit. Skenografia është e Beqo Nanajt dhe kostumografia nga Klodiana Keco. PerFormaNca është drama e përditshme e njeriut shqiptar e jo vetëm.

Në themel të jetës, në udhëkryq të çdo individi në shekullin e XXI, ndonëse shekull digital e virtual, shtrohet pyetja : Ku është rruga ime ? Në pritje të një përgjigjegjeje, dyzimi, krejt natyrshëm takon rrugës dy kahje : Formën dhe Përmbajtjen. Performancën dhe Vlerën. Të gjitha këto ndërthuren në monodramën me theks të fortë social “Performanca”, monodramë që e vë qytetarin e kohës në bangën e akuzës për heshtjen, zvetënimin, pranimin e fatalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *