Arkiva

Sajmir Tahiri, kreu i PS-së për Tiranën: Do punoj për zgjedhjet 2013

Sajmir Tahiri është zgjedhur kreu i ri i Partisë Socialiste për Tiranën, dorëheqjes së Besnik Bares në këtë post. Tahiri u shpall fitues me një diferencë të thellë prej 237 votash kundrejt kandidatit rival, Ilir Zela. Procesi i votimit dhe i numërimit shkoi i qetë. Në deklaratën e tij të parë për mediat pas shpalljes fitues, Tahiri ka theksuar se këto zgjedhje e bëjnë më të fortë PS-në e Tiranës. “Si do të ishte rezultati ai na bën më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidën që janë zgjedhjet. U premtoj socialistëve që do bëjmë maksimunim dhe jam i sigurtë që do fitojmë zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato” theksoi Tahiri.  Në procesin e votimit për kreun e ri të PS për Tiranën, pjesë 549 anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste të cilët përmes votës përzgjodhën të preferuarin e tyre, Sajmir Tahirin i cili fitoi me një diferencë të madhe prej 237 votash duke marrë 390 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Zela, i cili mori 153 vota ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme. Sajmir Tahiri platformën e bazon tek fitorja e zgjedhjeve, bazuar në eksperiencën e vitit 2009 kur ai u zgjodh për herë të parë deputet në zonën e Kombinatit. Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin. Kryesocialisti Edi Rama e ka përshëndetur menjëherë mbylljen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Tiranës. Rama në një mesazh në rrjetin social në Tëitter ritheksoi se gara ishte një ballafaqim model i një force europiane. “390 Saimir Tahiri e 153 Ilir Zela në përfundim të një ballafaqimi model për një forcë europiane.Tani radha për një hapje të re të PS Tiranë!” ka theksuar Rama. Ndërkohë pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.

Lexoni edhe: