Categories
Shëndet

Përmbajta e lartë e sheqerit ngadalëson funksionin e trurit

Pijet dhe ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të lartë të ëmbëltuesve, ngadalësojnë punën e trurin, pengojnë kujtesën dhe të mësuarit. Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se si fruktoza dëmton trupin duke shkaktuar diabet, obezitet, ky studim është i pari që tregon se si ëmbëlsirat ndikojnë në tru. Këtu nuk bëhet fjalë për fruktozën natyrale që përmbajnë frutat, i cili përmban antioksidantë të rëndësishëm, por bëhet fjalë për ëmbëltues, shurup misri që përmbajnë sasi të lartë fruktoze që iu shtohen produkteve ushqimore apo ëmbëlsirave si ëmbëltues. Por, lajmi i mirë është se të ngrënit peshk si salmon apo arra, mund të luftojë këtë shkatërrim. Prof Gomez-Pinilla, drejtuesi i këtij studimi, sugjeron që në vend të ëmbëlsirave me ëmbëltues dhe pijeve me gaz, të konsumoni jogurt me fruta dhe shtojini sa më shumë dietës suaj ditore omega-3, për të mbrojtur trurin nga efektet e fruktozës.