Dy nga qarqet që janë vlerësuar me “rrezik të moderuar”, tashmë sipas rivlerësimit të IGJEUM, kanë kaluar në “me rrezik të lartë”.

Vlerësimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit është për ditën e sotme dhe nesër. IGJEUM vlerëson se Shkodra dhe Kukësi janë në zonën e rrezikut të ulët nga përmbytjet, ndërsa Dibra në zonën e rrezikut të moderuar.

Ditën e djeshme shumë zona ishin problematike në Tiranë e Durrës, për shkak të përmbytjeve.