Deputeti demokrat Gent Strazimiri bëri përgjegjës Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për përmbytjen e disa zonave në autostradën Tiranë-Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë fqinjë me Tiranën, Kamëz dhe Vorë.

Strazimiri vë në dukje se zonat u përmbytën që në dy orët e para të reshjeve, por jo pse lumenjtë dolën nga shtrati.

“Shkarkimi pa paralajmërim i liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi e kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave”, “shkatërrim prone” kryer përmes “shpërdorimit të detyrës, shkruan deputeti i Tiranës.

Strazimiri theksoi se “autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e mashtruesit Erion Veliaj, që paguhet për të punuar në Bashki, por punon në TV”.

Strazimiri e shoqëroi statusin e tij në facebook me një foto që ironizon Erion Veliajn, duke e krahasuar atë me një aktor apo show-man.