Përse femrat nuk mbajnë dot dietë?

Tashmë është llogaritur momenti, kur shumë femra e lënë dietën. Sipas ekspertëve angleze, kjo është periudha prej 5 javësh, 2 ditësh dhe 43 minutash. 13% e femrave ia dolën t’a mbanin dietën për një periudhe prej 13 javësh ose më shumë, 19% e lanë dietën që pas një muaji, 8% pas një jave, dhe 16% mund të mbanin dietë vetem 2 javë. Femrat zakonisht tundohen për të lënë dietën nga zakone ushqimi, për shkak të karameleve, biskotave dhe tortave. 48% hoqën dorë nën presionin e cokollatës, 31% për shkak të resistimit ndaj patatinave, 26% filluan përsëri bukën dhe djathin, dhe 23% e lanë dietën për shkak të verës. 59% e femrave e pranuan se për to kishte qenë tepër e vështirë të mbanin dietën për shkak të nepsit ndaj produkteve që dëmtojnë më shumë, 42% thjeshtë nuk rrinin dot pa ngrënë dhe 30% e femrave u ankuan sepse gjatë dietës ishin pa humor dhe të dëshpëruara. Sipas anketimit, femrat fillojnë dietën për herë të parë në moshën 26 vjecare, por një në tre femra e fillon atë më herët- nga mosha 15- 20 vjec. Motivimet më të mira për të humbur peshë janë një fotografi e vetë personit, ose reflektimi në pasqyrë. Nxitësi më i fuqishëm për disa femra ishte pyetja: “Sa muajshe je shtatzanë?”. Disa femra menduan se duhet të humbisnin peshë për të mbajtur pas vetes partnerin, ose për të përmisuar jetën seksuale.