FamiljaShëndet

Pickimi nga insektet, si jepet ndihma e parë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

pickime insekti

Pickimi nga insektet eshte nje dukuri e shpeshte që, zakonisht, ndodh gjatë muajve të verës.

Fatmirësisht, rastet e tilla janë mjaft të rralla dhe nuk paraqesin probleme të rënda mjekësore. Pickimet nga insektet (grerëzat, bletët, rriqrat) janë të rëndësishme shkaktojnë reaksione alergjike, të cilat e sensibilizojnë organizmin e njeriut.

Simptomat dhe shenjat

Te pickimetnga insektet veprimet helmuese shoqërohen me dhimbje të kohëpaskohshme, me të ënjtur, letargji, me dhimbje koke, mundim me të vjella, dhimbje barku, ngritje e lartë e gjakut, nxehtësi, infeksione lokale, sistemike (ndonjëherë gjendje sepse), konvulsione, reaksione të lehta me urtikarie të gjeneralizuar, reaksione anafilaktoide. Rrezik potencial paraqet zhvillimi i reaksionit anafilaktik, nëse nuk mjekohet në mënyrë adekuate, shumë shpejt mund të jetë vdekjeprurëse.

Manifestimet alergjike nga pickimet me insekte mund të paraqesin rrezik dhe për këtë shkak ndahen në disa grupe:

Forma lokale

Shoqërohet me eritemë të lëkurës, edemë, dhimbje apo djegie, por që nuk kërkon ndonjë mjekim të posaçëm, përveç të përdorimit të kompresave të ftohta, yndyrave antihistaminke, kortikozonikë, amoniak, alkool.

Forma sistemike

Shoqërohet me hipotension, dispne, bronkokonstrikcion, kolaps, edemë e fytyrës, buzëve, periorbitale. Në rastet e rënda këshillohet të përdoret amp. Adrenalinë (0.5 – 1 mg me rrugë subkutane, intravenoze), oksigjenoterapi, bronkodilatatorë dhe në raste më rënda duhet të bëhet intubimi endotrakeal.

Kujdes! Nëse fëmijën e pickon bleta në gojë, ose në fytyrë mund të vijë deri te shfaqja e simptomave dhe shenjave të rrezikshme si: frymëzënia, për shkak të edemës laringale, ndërsa prognoza e sëmundjes mund të jetë fatale, ofrimi i ndihmës së parë është shumë emergjente.

Ndihma e parë

Qetësoni të aksidentuarin dhe vendoseni në pozitë të shtrirë.

Nëse bëhet fjalë për thumbim nga insekti, gjymtyrën e mobilizoni dhe e mbani në elevacion në nivel të zemrës.

Shpërlani me ujë dhe me sapun vendin e thumbuar nga insektet dhe vendosni kompresa të ftohta, me qëllim të zvogëlimit të dhimbjeve.

Krijoni kushtet që pas stabilizimit të shenjave jetësore nën përkujdesje shëndetësore, të aksidentuarin ta dërgoni në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Nëse laikët ofrojnë ndihëm e parë te personi i thumbuar nga insektet, nuk preferohet largimi i insektit, sepse kjo duhet të bëhet vetëm në entet shëndetësore të specializuara.

Insekti mund të largohet nga trupi nga punëtori shëndetësor dhe për këtë qëllim duhet të përdoret një mjet insekticid spërkatës nga afërsia, derisa të mbytet insekti.

Largimi i insektit bëhet ngadalë, me durim, duke e lagur vendin e pickimit me pincë nga lëkura e personit të thumbuar, por duke pasur kujdes që të mos mbetet asnjë pjesë e trupit të insektit.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin