Pijet e ëmbla dhe ato me gaz, të rrezikshme për zemrën

Mund të jenë edhe të mira, por shkaktojnë dëmtime në trupin tonë. Bëhet fjalë për pijet e ëmbla, më keq akoma ato të gazuarat, të cilat komlikojnë dietën, shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, dhe mbi të gjitha mund të shkaktojnë varësi. Sikurse të mos mjaftonin vetëm këto. Sipas një studimi, i cili është kryer tek 42.883 njerëz, të moshës nga 40-75 vjeç, është zbuluar se pijet e ëmbla mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës së meshkujve. Pijet e ëmbla dhe të gazuara, i përkasin asaj kategorie ushqimore, që kanë ndikim jo të mirë tek shëndeti i njeriut dhe pesha trupore.

Pijet e gazuara, armiket e dietës

Është konsideruar si armiku kryesor i dietës. Kjo bazuar në studimet e publikuara në revistën shkencore, “American Journal of Clinical Nutrition”. Në këtë studim janë përfshirë 318 persona, të cilët për 6 muaj me radhë kanë qenë nën vëzhgim dhe më pas është parë diferenca në rezultat. Kështu, sipas këtij studimi, është parë që personat të cilët nuk kanë konsumuar pije të ëmbla e të gazuara, kanë pasur mundësinë për të humbur 5% të peshës së tyre trupore, në krahasim me grupin tjetër të personave që kanë konsumuar pije të ëmbla e të gazuara, të cilët kanë pasur 2,5 % mundësi për të ulur peshën trupore të tyre.

Comments are closed.