Pijet energjike mund të përmbajnë më shumë kalori se sa shpenzoni gjatë kohës së ushtrimeve. Ekspertët pohojnë që gjatë kohës së ushtrimeve më së miri është të pihet uji i thjesht nga rubineti.

Përveç stimuluesve dhe vitaminave të ndryshme, pijet energjike përmbajnë edhe sheqer, edhe kafeinë, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte uji. Pijet energjike nuk hidratojnë më mirë se uji dhe ka probabilitet më të madh të pini sasi më të madhe të pijes energjike sesa të ujit, sepse pijet energjike nuk e shuajnë etjen si uji. Për shembull, nëse personi ecën 1.5 km, do të shpenzojë rreth 85 kalori, ndërsa 500 ml pije energjike mesatarisht përmbajnë 140 kalori.

Hulumtimi është kryer në Britani të Madhe. Rreth 11 milionë njerëz përdorin pijet energjike pas ushtrimeve me intensitet të lehtë, për t’u zgjuar ose kthjellur.