Të ndryshme

Pikat e dobëta të shëndetit për Dashin, Demin dhe Binjakët

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

DASHI: Pika e dobët – koka

Si shenja e parë e zjarrtë, dashi mishëron energjinë, karakterin luftarak dhe depërtueshmërinë. Është shumë impulsiv dhe drejt cakut shkon si i pakokë, sikurse krijesa në bazë të së cilës edhe e ka marrë emrin, ndaj shpesh edhe e pëson. Planet sundimtar e ka Marsin e zjarrtë, planet që në astromedicinë shihet si përgjegjës për ndezjet e forta dhe lëndimet, por gjithashtu edhe i aftë meritor për shërim të shpejtë dhe për ripërtëritjen e gjakut e të forcës. Dashi i udhëheq kokën dhe organet, të cilat ndodhen në të (truri, nervat, sytë, hunda, boshti i qafës, eshtrat e fytyrës), pastaj muskujt, nervat dhe motorikën. Sa herë që lëndohet gjithnjë tek ai e pëson koka, prandaj është shumë me rëndësi që të mbrohet. Dashi është së tepërmi nervoz dhe shumë i papërmbajtur në flirte sa shpesh nuk mendon se këto të fundit mund ti rrezikojnë edhe jetën. Për këtë shkak shpesh kurohet nga sëmundjet seksuale. Shpesh herë ka gjendje ftohjeje me temperaturë të lartë, dhembje koke..herë herë mund të vuajë edhe nga migrena, dhembja e dhëmbëve, stresi dhe tensioni i lartë.

Rekomandohet të përdorë ushqime të pasura me vitamina si ato C dhe E. E qetëson aroma e livandës.

Aktiviteti trupor: I përshtatet më së miri vrapimi. Shenja e Dashit e do trupin e tij dhe gjendjes së tyre psiko-fizike i përgjigjet jashtëzakonisht shumë aktiviteti i shtuar trupor. Për ta gjëja më e mirë është vrapimi herët në mëngjes, ende pa lindur dielli, ose në mbrëmje nëse nuk flenë herët. Pjesëtarët e kësaj shenje rregullisht shënojnë rezultate të mira në vrapime, madje më së shumti në sprinte. Vrapimi është zgjedhja ideale nëse duan që nga vetja ta largojnë ngarkesën psiko-fizike dhe energjinë negative. Më së miri do të ishte nëse do të vraponin në natyrë, por këtë mund ta bëjnë edhe në ambient të mbyllur në pista

DEMI: Fyti i ndjeshëm

Demi shenjë toke është shenja qendrore e pranverës së bujshme, ndaj edhe simbol i pjellorisë, i rritjes dhe i përparimit. Është jashtëzakonisht rezistues dhe këmbëngulës, megjithëse ka veprime të plogështa dhe të ngadalshme. Demi ka rezerva të mëdha të energjisë, por nganjëherë është dembel dhe i ngadalshëm, i gatshëm që vetëm të shijojë kënaqësinë e të ushqyerit, pijes dhe udhëtimit. Për këtë shkak është i ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me teprimet në të ngrënë dhe të pirë, trashësinë dhe nganjëherë edhe me buliminë. Pra demi rrezikohet gjithmonë nga mbipesha.Në trupin e njeriut kësaj shenje i takon pjesa ndërmjet kokës dhe krahëve: qafa, fyti, bajamet, gjëndrat mbrojtëse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojës (zëri, të ushqyeri).Më së shpeshti sëmuret nga çrregullimet e metabolizmit, sëmundjet e fytit, mbipesha ose në të kundërt humbja e oreksit, por mund të ketë probleme edhe me vezoret dhe gjëndrat mbrojtëse.

Me rëndësi është që të konsumojë ushqim të shëndoshë, të ushqehet me masë dhe të ushtrohet në palestër rregullisht. I ndihmon qëndrimi në natyrë, terapia aromatike dhe çajet e bimëve. Në vend të plogështisë dhe të dembelizmit që e ka shpesh do të duhej të fillonte me ushtrime të lehta trupore, me jogë, ose meditim në ambient në të cilin ndihet aroma e vajit eterik të livandës, rozmarinës dhe eukaliptusit.

Aktiviteti trupor: Aerobia ose lundrimi.

Ka rezerva të mëdha të energjisë, por nganjëherë është dembel dhe i ngadalshëm, i gatshëm që vetëm të shijojë kënaqësinë e të ushqyerit, pijes dhe udhëtimit.

Për këtë shkak është i ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me teprimet në të ngrënë dhe të pirë, trashësinë dhe nganjëherë edhe me buliminë.

Pa dyshim për femrat Dash aerobia është zgjidhje ideale, sepse ajo, krahas mënjanimit të humorit të keq dhe të energjisë negative, do të ndihmojë edhe që t’i humbin një sasi të madhe të kalorive, të cilat për demat janë armiku tradicional. Madje, edhe kur nuk janë në formë, ose ndiejnë se ushtrimet janë tepër të vështira, as edhe në një rast të tillë, nuk do të duhej të ndalonin, por do të duhej niseshin menjëherë në një shëtitje për t’i mbushur plot ajër mushkëritë. Për meshkuj sporti ideal është kanotazhi, sepse ai ua mundëson të lëvizin edhe duke qëndruar ulur!

BINJAKËT: Mushkëritë e rrezikuara

Binjakët janë shenjë ajrore e cilësisë së ndryshueshme, në aspektin e biznesit janë shumë të shqetësuar, kureshtarë, të shkathtë dhe të shumanshëm. U përgjigjet ritmi i shpejtë i të jetuarit, por ai do t’u shkaktojë telashe me lukthin (gastritin). Sikundër planeti sundimtar Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnë si ndërmjetës mes mendimit dhe lëvizjes, që do të thotë se kanë të njëjtën detyrë sikur nervat. Sa i përket trupit të njeriut ata e udhëheqin pulsin, bronket, mushkëritë, veshin, daullet e veshit, krahët, bërrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor.Nën ndikimin e tyre janë edhe funksionet e frymëmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.Më së shumti janë të prirë që të pësojnë infeksion në vesh dhe në bronke, pastaj të kenë probleme me mushkëritë, alergjitë, lëndimin e ekstremiteteve, ngarkesën nervore, duke i shtuar edhe telashet me lukthin. Mangësia e tyre është se nuk janëforttëvendosur, kështu që vështirë heqin dorë nga ajo që ua ka ënda, e nuk janë edhe aq të disiplinuar në raport me udhëzimet e mjekut. Meqenëse udhëheqin rrugët e frymëmarrjes, do të duhej ta shmangnin jo vetëm pirjen e duhanit, por edhe vetë pirësit e duhanit! Më së shumti u përgjigjen pemët e bregdetit si limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndërkohë që do të duhej të siguronin sasi të mjaftueshme të vitaminës B dhe të magnezit.

Aktiviteti trupor: Tenisi.

Aktiviteti më i preferuar sportiv i binjakëve është tenisi. Edhe kur nuk kanë ndonjë dëshirë për garë, tenisi ua ofron mundësinë e përmirësimit të reflekseve dhe të krijimit të aftësive për zgjidhjen e situatave jostabile. Rezultat i marrjes me këtë sport do të jetë vetëbesimi dhe këmbëngulësia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe aftësitë intelektuale sikundër janë vëmendja dhe përqendrimi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin