Piktura e Britney Spears u shit për 10.000 dollarë
Llogaria në Instagram e Britney Spears, është tejet interesante dhe asnjëherë nuk e dini se çfarë do të sjellë.
Ndonjë foto e lezetshme e fëmijëve, video nga koncertet fantastike të saj apo edhe pikturat e saj.
Në një nga postimet e saj e shohim këngëtaren duke punuar në një pikturë nga vaji, përderisa në afërsi të saj janë një set brushash e ngjyra.
E pikërisht kjo pikturë është shitur për dhjetë mijë dollarë.
Pronari i saj i ri është Robin Leach, i cili ofroi këtë çmim në ankandin “Vegas Cares”, ku edhe e kishte dhuruar Britney punimin e saj.