Pique dhe Shakira pasion në Itali…fotot që nervozuan Guardiolën

Ata kanë një diferencë jo të vogël: dhjetë vjet. Ajo është 35 vjeç dhe ai është 25. Por duket se nuk ka fare rëndësi. Të lindur në të njëjtën ditë , më 2 Shkurt Shakira e Gerard Piqué duken se janë të destinuar për njëri-tjetrin. Janë të dashuruar. Në Shkurt 2011 lidhja e tyre është bërë publike dhe që atëherë ata nuk janë ndarë kurrë. Tani festojnë një vit bashkë në Itali, duke zgjedhur qytetin romatik të Amalfit. Ja fotografitë që tregojnë se ata po e shijojnë vërtetë Italinë si për të “çmendur” Guardiolën që nuk e shikon me sy të mirë këtë lidhje falë rezultateve të dobëta të futbollistit në fushë. Duket se mes Guardiolës dhe Shakirës, Pique zgjedh këtë të fundit.

Comments are closed.