Pique rrezikon karrierën për Shakirën…Gurdiola e lë në stol

Karriera e Gerard Piquè tekBarcelonamund të rrezikohet seriozisht. I gjithë faji i dashurisë për  Shakirën, natyrisht. Duket se Pep Guardiola, trajneri i skuadrës ka qenë hapur kundër lidhjes së këngëtares dhe futbollistit të Barcelonës. Kjo lidhje sipas tij e ka shpërqëndruar shumë lojtarin në fushë dhe ka ulur performancën e tij. Guardiola ka vendosur ta lërë Pique në stol për disa ndeshje me rradhë. Përjashtimi i lojtarit, që deri më tani ishte konsideruar si një nga njerëzit kyç të Barcelonës, nuk dihet sesi do të ndikojë në ndeshjen e rëndësishme me Milanin në Champions League. Për Guardiolën gjithë fajin e ka Shakira, që është bërë shkak edhe për shumë pushime të paplanifikuara të qendër mbrojtësit të tij. Për të mos përmendur pastaj fotot e rafting të botuara nga mediat spanjolle, kur dihet se ky është një sport i ndaluar nga klubi i Barcelonës për futbollistët e saj.

Comments are closed.