Plani i veprimit, Fule: Përpjekje e përbashkët qeveri-opozitë

Komisionari për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, e ka cilësuar Planin e Veprimit për Integrimin, përpjekje të përbashkët mes qeverisë dhe opozitës. Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Fule shkruan: “Urime Shqipërisë për miratimin e Planit të Veprimit. Një përpjekje e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës”. Komenti i Fule, vjen pas dorëzimit të Planit të Veprimit të vendit tonë nga qeveria shqiptare tek drejtori për zgjerimin në KE, Stefano Sannino. Edhe ky i fundit gjatë qëndrimit në Tiranë bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit mes maxhorancës dhe opozitës.

Comments are closed.