Në mediat italiane së fundmi është raportuar se ka patur përplasje në dhomat e zhveshjes mes futbollistëve të Juventusit.

Lajmi që trazon jo pak ndjenjat e tifozëve juventinë jepet nga “Dagospia”, një portal që fokusohet kryesisht te skandalet dhe ngjarjet e papritura, që tërheqin vëmendjen.

Sipas këtij portali, mes senatorëve të Juventusit dhe futbollistëve të huaj ka patur një përplasje të fortë, aq sa 3 nga lojtarët që nuk janë italianë kanë kërkuar largimin që në janar. /SYRI.net