“Plazma II” shkatërron grupin e hajdutëve, akuzohen për 24 vjedhje

Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Plazma II” ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal, të cilët dyshohen si të përfshirë në 24 raste vjedhjesh. Burme zyrtare nga policia thanë se në sajë të bashkëpunimit midis komisariateve nr. 1, 3, 4, 6, u bë e mundur prangosja e autorëve të grabitjeve të cilët shenjestronin lokalet dhe vendet e basteve sportive, lotosport dhe më tej i vidhnin. Pas një ndjekjeje të gjatë dhe hetimeve intensive, u bë e mundur ndalimi i 47-vjeçarit Bajram Gjocaj, i dënuar më parë për vjedhje, tregtim të lëndës narkotike dhe plagosje si dhe 32-vjeçari Agim Qokaj, i dënuar më parë për vjedhje. Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe zbardhjen e të tjera vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Comments are closed.