Analiza

A po e shesin Ramën në favor të lali Erit? / Djali i Xhorxh Soros në Tiranë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Nëse për të atin e tij, multimilardierin Xhorxh Soros, thuhet se është një nga mbështetësit e fortë të ngjitjes së Edi Ramës në majat e pushtetit në Shqipëri, i biri, Alex Soros, ka mbërritur në Tiranë si mik special i drejtuesve të bashkisë së kryeqytetit.

Djali i multimiliarderit dhe filantropit amerikan, George Soros, Alexander, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë, ka postuar sot disa foto nga kryeqyteti shqiptar në profilin e tij në Instagram. Sheshi Skenderbej dhe Pazari i Ri kanë zënë vendin më të madh në postimet e tij.

Por ky entuziasëm i tij për punët e Erion Velisë, e ka një shpjegim. Aleksandër ka postuar gjithashtu një video duke drekuar në shoqërinë e n/kryetarit të bashkisë, Arbi Mazniku në një nga restorantet e Tiranës.

Në rrethe të ngushta brenda mazhorancës ka kohë që përflitet se Erion Veliaj po përgatitet seriozisht për t’i zënë vendin Edi Ramës, dhe ky projekt duket i afërt pas krizës së rëndë që ka përfshirë qeverinë dhe implikimit të mundshëm të kryeministrit në afera të dyshimta që po shpërthejnë çdo ditë. Reputacioni i Edi Ramës është në rënie të lirë dhe mediat më të njohura botërore, që deri dje reklamonin ish sportistin dhe artistin kryeministër, sot po e gozhdojnë për faktin e shndërrimit të Shqipërisë në një narko- shtet në zemër të Europës.

Kjo fushatë mediatike ndërkombëtare tregon se kryeministri Rama mund ta ketë humbur mbështetjen e njerëzve të fuqishëm që deri dje kanë lobuar fort për të. Nje nga këta “të zhgënjyer” prej udhëheqjes së tij, nuk është çudi të jetë edhe vetë Xhorxh Soros. Një spot mjaft kritik kundër qeverisë Rama lidhur me buxhetin e arsimit, u shpërnda dy ditë më parë nga zyra qëndrore e Sorosit në Tiranë.

Në të kundërt, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po ruan një profil të tërhequr dhe nuk është përzierë fare në historinë e rëndë të lidhjeve me krimin që ka mbërthyer qeverinë dhe ish rivalin e tij në PS, Saimir Tahiri. Veliaj ka ndërtuar raporte të ngushta me disa nga ambasadorët kryesorë të vendeve të BE në Tiranë dhe në rrethe të ngushta nuk ka ngurruar të distancohet nga skandalet e fundit të qeverisë.

Veliaj, është një personazh i rritur politikisht nën hijen e Ramës, por gjithnjë ka ruajtur një raport personal me njerëz të fuqishëm në Perëndim. Shumë prej tyre kanë sponsorizuar ngritjen e tij në politikë dhe sot, kur Edi Rama duket se rrëshket drejt fundit të tij politik, janë riaktivizuar duke e parë Velinë si një zgjidhje efikase për të majtën.

Nga ana tjetër, edhe në planin e brendshëm, Veliaj nuk ka qëndruar pasiv. Shumë njerëz në PS e dinë se grupi i tij është fuqizuar së tepërmi kohët e fundit (veçanërisht pas likuidimit politik të Tahirit) dhe se mbështetësit e tij kanë siguruar vende kyçe në parti dhe në qeveri. Kundërshtarët e tij në heshtje në PS, shkojnë deri në paranoja, duke menduar se goditjeve që po i vinë qeverisë me skandalet e fundit, po u japin një dorë edhe njerëzit e Velisë.

Forcimin e delfinit të tij, përtej kornizës së përcaktuar, po e ndjen me siguri edhe Edi Rama. Në emisionin Zonë e lirë të Arian Çanit, ai lëshoi jo pak kunja për kryebashkiakun, ku lexohej qartë kriza e shkaktuar nga kontrasti mes gjendjes së dëshpëruar të Ramës dhe euforisë së përditshme nëpër ekrane të Velisë. Duket sikur bota e Erionit është në një galaktikë tjetër nga ajo e Ramës dhe kryebashkiaku po përpiqet ta ruajë të paprekur nga viruset plot infeksion që kanë shpërthyer aty.

Fakti se imazhi i tij po rrënohet dhe ai i Velisë po lulëzon, sigurisht që e shqetëson Edi Ramën. Mediat në Shqipëri, thuajse të gjitha një klientelë e kryebashkiakut, reflektojnë dukshëm kontrastin mes dy politikanëve. Pas një kronike apo shkrimi për lidhjet e zyrtarëve të lartë me trafikun e drogës, pason një tjetër plot ngjyra dhe me cilësi të lartë xhirimi ku shfaqet Veliaj mëngëpërveshur që mendon dhe punon (madje edhe natën) për qytetarët. i njëjti fenomen po vihet re edhe tek mediat ndërkombëtare.

Për Ramën ky skenar nuk është i panjohur. Pak a shumë të njëjtën gjë pati aplikuar edhe ai kur PS hyri në krizë gjatë qeverisjes së fundit të Fatos Nanos. Imazhi i goditur keqas i kryesocialistit- kryeministër dhe ai i yllit në ngjitje të kryetarit të bashkisë së asaj kohe. Mediat brenda dhe jashtë kishin Ramën kryefjalë të ndryshimit, ndërsa nuk kursenin qeverisjen e Fatos Nano.

Krahasimi mund të mos jetë i plotë, pasi Veliaj më shumë se një lider që ngrihet nga fryma që krijon, është një politikan që preferon të ngjitet duke u zvarritur. Por kohët janë të tjera. Dhe një krizë e papritur qeveritare, në një kohë kur opozita është larg të qënit alternativë, mund ta sillte Erion Velinë si faktorin stabilizues brenda mazhorancës. Madje në një rast të tillë, edhe LSI si opozitë, nuk do të ishte kundër. Por a ka stofin Veliaj për të ndërmarrë një akt të tillë duke siluruar atin e tij politik, Edi Rama? Të dy janë mësuar të punojnë nën rrogoz, dhe nxënësi ia njeh mirë dobësitë mjeshtrit të intrigave.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here