Pogradec, arrestohen dy doganierë të Tushemishtit

Policia e qarkut Korçë, ka vënë në pranga dy doganierë në pikën kufitare të Tushemishtit në Pogradec, pasi akuzohen për favorizim të kontrabandës. Sipas njoftimit të policisë, doganierët, Defrim Selko dhe Ardian Dhami akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte mallra kontrabandë. “Procedimi penal për këta shtetas ka filluar pasi ditën e djeshme, në vendin rruga e Volorekes-Pogradec është bërë kapja në flagrancë e mjetit me targa PG 6132 B, në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari, ku nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg kërpudha, produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Arshim Malçellari,për një periudhë të gjatë, ka përfituar favore doganore nga dy doganierëve kundrejt rryshfeteve të dhëna. Ndërkohë materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” ndërsa në ngarkim dy doganierëve Dëfrim Selko dhe Ardian Dhami, dhe vepra penale “Kontrabandë me mallrat e tjerë”.

Comments are closed.