Policia kap autorin e vjedhjes së elektromotorit të pompës së ujit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Peqinit, u bë i mundur kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i dy shtetasve Demir Tafa, 20 vjeç dhe Gramoz Meçe, 26 vjeç, që të dy banues ne lagjen “Çezme” të Peqinit. Nga burimet policore bëhet me dije se arrestimi i tyre u krye pasi, në fshatin Çopanaj të Peqinit, këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë duke vjedhur elektromotorin e pompës së ujit vaditës të këtij fshati. Bëhet me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale, ndërkohë që materialet lidhur me arrestimin e dy shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134, 22 të Kodit Penal.

Hyqmet ZANE